Hiqet taksa doganore per plehrat
Me nje ndryshim te ligjit per tarifat doganore qeveria ka derguar ne Kuvend nje projektligj ku kerkon qe mbeturinat urbane qe importohen nga 2 per qind takse qe paguanin kur importoheshin ne Shqiperi te behen zero. Por nga ana tjeter ne te njejtin vendim qeveria kerkon qe mallrat e udhetareve te nje natyre jo tregtare pra
personale te paguajne nje takse prej 2 per qind ne kufi kur me pare nuk ka pasur fare nje takse te tille. Ndonese nuk ka nje shpjegim per kete kur u hiqet taksa plehrave dhe u vihet qytetareve duket se kjo mase eshte proteksioniste kur pritet te filloje liberalizimi i vizave. Kjo takse mund te sjelle nje efekt pozitiv ne buxhetin e shtetit si dhe mund te cilesohet si paralajmerim per qytetaret qe smund te blejne cdo gje jashte vendit.
Projektligji
Ky projektligj ka nje relacion vetem 2 faqesh qe shpjegon keto ulje taksash per plehrat dhe vendosjen e tarifes doganore per mallrat personale te qytetareve. Sipas relacionit eshte nje kerkese qe vjen nga Organizata Boterore e Tregtise ne kuader te heqjes se barrierave te qarkullimit te mallrave. Ne relacion thuhet se kjo barriere tarifash duhet te bjere pas negociatave mes OBSH-se dhe Shqiperise. Por sipas projektligjit mbetjet urbane qe do te importohen nuk do te paguaje takse fare kur deri tani paguhej 2 per qind ne dogane. Njekohesisht nuk do te paguajne takse edhe mbeturinat klinike madje edhe ujerat e zeza. Nese do te importohen ujera te zeza ne Shqiperi nuk do te paguhet asnje takse per to kur deri tani ndodhej nje pagese prej 2 per qind. Taksat doganore do te hiqen edhe per fishekzjarret. Nga 15 per qind qe paguhej per to tashme do te paguhet vetem 6 per qind. Taksa eshte ulur edhe per produktet e mishit te derrit me dyfish.
Qytetaret
Projektligji vendos per here te pare nje takse doganore prej 2 per qind per produktet qe qytetaret importojne te cilat nuk perdoren per nje tregti. Keshtu do te paguhet 2 per qind te vleres se cdo produkti qe importojne qytetaret me te njejten vlere qe paguanin edhe plehrat qe importoheshin por qe tashme do tu hiqet taksa e importit. Ne relacion nuk jepet asnje shpjegim per vendosjen e kesaj takse per mallrat e qytetareve qe nuk kane qellim per tregti.
Importi i plehrave
Vetem nje muaj me pare qeveria miratoi nje vendim per importimin e nje sere mbetjeve per tu perpunuar ne Shqiperi. Pavaresisht reagimit nga shoqeria dhe opozita qeveria mbrojti vendimin e saj me argumentin se behej fjale vetem per 55 produkte mbetjesh te cilat hyjne ne listen e gjelber. Sipas vendimit te qeverise keto mbetje qe do te importohen do te sherbejne per industrine e riciklimit si lende e pare. Por opozita e ka kundershtuar kete vendim duke e cilesuar si abuzim. Ne vendim percaktohej nje liste prej mese 55 mbetjesh te cilat
mund te hyjne ne Shqiperi per tu perpunuar.
Tarifat doganore
Produkte derri Ishte 10 behet 5
Fishekzjarre Ishte 15 behet 6
Shkrepset Ishte 15 behet 6
Mbeturinat urbane Ishte 2 behet 0
Llumrat e ujerave te zeza Ishte 2 behet 0
Mbeturinat klinike Ishte 2 behet 0
Te halogjenizuara Ishte 2 behet 0
Gramafonet Ishte 10 behet 0
Mallra te udhetareve
jo te nje natyre tregtare Ishte 0 behet 2
Shoqatat sot proteste para Kryeministrise
Nje grupim prej mese 20 shoqatash do te organizojne sot ne oren 1100 nje proteste kunder vendimit te qeverise per te importuar mbetje e plehra ne vendin tone. Keto shoqata kane dale kunder ketij vendimi i cili vendos qe 55 lloj mbetjesh mund te vijne ne Shqiperi per riciklim. Ne jemi ketu qe tju ftojme te bashkoheni neser me tubimin tone ne oren 1100 perpara Kryeministrise per ti kerkuar Kryeministrit qe te plotesoje sa me pare dhe ne menyre sa me te plote kuadrin ligjor dhe nenligjor per importin e lendeve te para me origjine nga mbetjet. Ne duhet te kemi nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importin e mbetjeve konform standardeve te Bashkimit Europian. Ne i ofrojme qeverise qendrore dhe pushtetit vendor gatishmerine dhe vullnetin tone per tu perfshire ne nje fushate te madhe kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat e per ta inkurajuar fort klasen politike qe ta pastrojme te gjithe se bashku shtepine tone te perbashket. Parimi i konsoliduar edhe ne legjislacionin europian eshte parimi i afersise qe perkthehet menaxho sa me mire mbetjet e shtepise tende thuhet ne njoftimin per shtyp.
Erald Kapri