Ushtaraket pse u shkurtuan fondet
Ne nje relacion prej 4 faqesh qeveria shpjegon arsyet e vendimit anormal te Gjykates Kushtetuese sic e cileson relacioni per perfitimet e shteses se ish-ushtarakeve. Ne relacionin perkatese qeveria shpjegon se vendimi i Kushtetueses eshte i pazbatueshem per shkak se perfitimi mujor per personat qe
kane dale ne reforme nga viti 2004 e ne vazhdim perllogaritet nga 41 000 leke e lart nderkohe mbi keto te ardhura nuk aplikohet tatimi mbi te ardhurat personale dhe nderkohe qe pensioni maksimal i pleqerise per 35 vite sherbim eshte i kufizuar me dyfishin e pensionit baze ose 21 380 leke ne muaj. Ne kete relacion thuhet se ne zbatim te ketij vendimi duke filluar nga data 27.6.2009 e ne vazhdim te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi te ushtarakeve punonjesve te policise Gardes etj. do te rillogariten dhe nuk do te kufizohen me dyfishin e pensionit baze pra me pensionin maksimal te pleqerise por cdo perfitues per 15 vjet sherbimi do te perfitoje nje pension sa 50 e pages referuese mesatare si dhe nje shtese 2 ne vit te pages referuese per cdo vit sherbimi mbi 15 vjet per meshkujt dhe mbi 12 vjet per femrat. Me tej shpjegohet se ne keto kushte pas heqjes se tavaneve sociale te perfitimeve suplementare gjendemi perpara efekteve financiare mjaft te konsiderueshme si dhe perpara atakimit te parimeve e balancave te perfitimeve shperblimeve pagave tatimeve kontributeve etj. ndermjet perfituesve dhe te punesuarve. Keshtu sic eshte dispozita pas reflektimit te ndryshimeve te vendosura nga gjykata perllogaritja e ketyre perfitimeve te pakufizuara behet mbi pagen referuese bruto duke mos aplikuar tatimin si ne rastin e pages ashtu edhe ne rastin e perfitimit dhe duke evidentuar mundesite qe nje person me 30 vjet sherbim te marre te ardhura nga pensioni me shume se paga neto nga puna.
Reagimi
Presidenti i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci reagoi dje per kete akt normativ duke e cilesuar si te papranueshem. Aktin final kjo qeveri e beri me miratimin e Aktit Normativ me anen e te cilit i ul ndjeshem te gjitha pensionet e ushtarakeve kur nje muaj me pare jo vetem pa u vene ne zbatim por ende pa iu thare boja kishte miratuar nje VKM e cila bente nje lloj rritje te pensioneve te disa kategorive ushtarakesh edhe pse nuk ishin pasqyruar efektet e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ky akt antikushtetues antiligjor dhe antihuman nuk duhet te miratohet nga Parlamenti shqiptar dhe as te firmoset nga Presidenti i Republikes thuhet ne kete reagim.
Relacioni i Aktit Normativ
Ne kete projektligj parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te rastit kur nje perfitues perfiton pension. Ne kete menyre perfitimi nga pensioni perllogaritet si pjese e perfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund te jete me i madh se paga neto qe nje ushtarak apo punonjes policie merrte gjate kohes qe ishte ne pune. Ashtu si edhe per gjithe te punesuarit e tjere publike me page neto do te kuptohet paga reale qe i paguhet nje te punesuari e cila eshte e barabarte me pagen bruto tatimin mbi te ardhurat kontributin e sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe kontributin suplementar qe mbulohet nga paga e personit te punesuar.
Me qene se nje ushtarak mund te dale ne pension te parakohshem ne moshen 47-vjecare mund te arrije nje vjetersi sherbimi prej 27-28 vjetesh pasi sipas statuseve edhe periudha e kryerjes se shkolles se larte njihet si vjetersi sherbimi. Mbi bazen e kesaj vjetersie ne sherbim dhe duke marre parasysh pensionet aktuale mesatare te personave qe kane nje periudhe kontributive mbi 35 vjet ne kete projektligj parashikohet qe per cdo vit vjetersie ne sherbim nje ushtarak te marre 1.5 te pages mesatare neto. Keshtu nje ushtarak qe ka nje page ne nivelin mesatar mund te marre nje pension te parakohshem qe eshte ne nivelet mesatare.
Per ata persona qe per shkak te pages se ulet apo per shkak te plotesimit te vjetersise ne sherbim deri ne nivelin minimal te percaktuar nga statuset nuk arrihet pensioni baze i percaktuar ne sigurimin e detyrueshem ne kete projektligj eshte parashikuar qe te mos kete pension te parakohshem me te ulet se pensioni baze pavaresisht nga llogaritjet.
Me qellim rritjen e perqindjes se pjeses qe perballohet nga kontributi dhe zbutjen ne buxhet te efekteve financiare qe rrjedhin nga zbatimi i gjithe skemes ne projektligj eshte parashikuar qe kontributi suplementar nga 2 qe eshte aktualisht te behet 5 me nje efekt shtese ne te ardhurat e skemes prej 20 milione lekesh ne muaj ose 240 milione leke ne vit qe parashikohet te fillojne nga muaji janar i vitit 2011.
Vec ketyre ne projektligj parashikohet qe te gjitha efektet financiare shtese qe rezultojne nga rillogaritet dhe qe kalojne limitin e pensionit maksimal per shkak se nuk jane te mbuluara me fonde nga buxheti i vitit do te duhet te likuidohen me keste per cdo perfitues. Efektet financiare te llogaritura pritet te jene jo me shume se 200-250 milione leke.
Erald Kapri