E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ramës i ka dalë aq shumë boja, sa ka frikë të kandidojë në Tiranë”

01-05-2013 / Gazeta 55

Flet Jorida Tabaku, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë


Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se, kryetari i PS-së, Edi Rama, kërkon të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi ka frikë nga humbja në zgjedhje. “Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në serinew e maktheve të humbjes së radhës të zgjedhjeve të 23 qershorit, i është shtuar një ankth tjetër shumë i madh”, deklaroi Tabaku. Në një konferencë për shtyp, ish-deputetja e PD Tabaku theksoi se, Rama si  humbës i madh i Bashkisë së Tiranës, e ka frikë dhe tmerr kandidimin në qytetin që vetëm një vit më parë e përcolli në banesën e humbësit. “Ai po përpëlitet për të shmangur kandidimin e tij në Tiranë, duke kërkuar qytete të tjera të Shqipërisë, ku ai mendon se i ka dalë boja më pak se në kryeqytet. Edi Rama kërkon ta shmangë Tiranën, sepse ai njëlloj si në pranverën e vitit 2011, edhe tani nuk ju kthen dot përgjigje kryeqytetasve, se përse e dogji atë më 21 janar. Edi Rama kërkon ta shmangë Tiranën, sepse ai nuk ju kthen dot përgjigje qytetarëve për lejet qe ka firmosur në kundërshtim të hapur me nenin 64 të urbanistikës dhe konflikt të pastër interesi për ndërtimin e pallatit 5 katesh ne sheshin e pallateve nga familja e gruas se tij. Ai kërkon ta shmangë Tiranën, sepse kryeqytetasit, më shumë se çdokush tjetër i dinë lejet e ndërtimit që ai ka dhënë jashtë rregullave për kriminelët që i mban edhe nëpër tavolina”. Ndër të tjera, nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku  nënvizoi se qytetarët nuk e harrojnë ish-kryetarin e tyre që u deklarojë atyre se ai nuk merrej me punësimin. “Biznesmenët nuk harrojnë mbi dyfishimin e taksave nga ish kryetari i tyre. Edi Rama kërkon ta shmangë Tiranën, sepse nuk u kthen dot përgjigje fëmijëve të kryeqytetit dhe prindërve të tyre, se përse ua zhduku të gjitha hapësirat e gjelbra, terrenet sportive dhe këndet e lojërave”, vijoi ajo. Në fund të deklaratës, Tabaku sqaroi se Edi Rama kërkon ta shmangë Tiranën, sepse rrugëve të shtruara prej tij u ka dalë asfalti elektoral. “Sepse Bulevardit Zogu i Parë, që ai premtoi se nuk do të prekej me dorë për 70 vjet, i kanë lëvizur pllakat, më shpejt sesa ata që po e braktisin Partinë Socialiste, pasi kuptuan se kush është Edi Rama në të vërtetë. Edi Rama kërkon ta shmangë votën e kryeqytetasve, sepse ka frikë nga një tjetër ndëshkim spektakolar si ai i 8 majit, për të mos thënë dhe si ai i Ramizit ne vitin 91. Partia Demokratike konstaton se nuk ka qytet dhe as komune te Shqipërisë që e do për kandidat Edi Ramën. Sepse, ai kudo ku shkon, mbjell dëshpërim dhe sjell vetëm humbje”, përfundoi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›