Basha: “Qytetarët e thanë fjalën e tyre, së shpejti do të nisë puna për qeverisjen e qytetit”

Fituesi i zgjedhjeve, flet pas vendimit të KQZ-së
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e shpalli fitues të zgjedhjeve të 8 majit. “Zëri juaj u dëgjua. Jam i prekur dhe i përulur që 93 qytetarë më shumë votuan që unë të jem kryebashkiaku juaj i ardhshëm. Gjatë gjithë këtij procesi komuniteti ndërkombëtar ka qenë i pranishëm e ka folur me një zë të vetëm duke kërkuar nga të gjitha palët të pranojnë rezultati. E kam thënë që në fillim se do pranon verdiktin. Besoj se çdo zë qytetari duhet dëgjuar, ndryshe mendon zoti Rama. Nuk mund të biem dakord për çdo gjë por kur foli Kolegji të gjithë duhet të pranojmë atë. Zoti Rama po lëshon akuzat më false për të nxirë një proces që të gjithë e panë në ekranet e tyre. Kjo është në ndjekësh një rrugë të vjetër, pa rrugëdalje e krye. Kjo rrugë përmban një alibi politike dhe interesat e qytetarit renditen në fund. Ju folët qartë, na mësuat me votën tuaj se në vend të betejave politike doni më shumë gjelbërim, rrugë, parqe të gjelbra. Qytetarët e thanë fjalën e tyre se ka dhe besojnë në një rrugë ndryshe, më të mirë dhe qytetare. Së shpejti procesi mbaron dhe do nisë puna për qeverisjen e qytetit. Ky do të jetë angazhimi im i vetëm, të përvesh mëngët e tja nis punës që na pret”, theksoi Basha.