E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Rama, jo veç rivalitet, por edhe ballafaqim epokash

16-04-2011 / Nga Vasil Tabaku

Tashme është më se e qarte për te gjithë shqiptarët se kush është Lulëzim Basha, kandidati potencial per kryetar bashkie per metropolin shqiptar, Tiranën. Përveçse nje emër i njohur i vlerave të demokracisë, Basha, është njëherësh edhe politikani dhe kryebashkiaku qe lufton per emancipimin e thellë dhe te gjithanshëm të vlerave të demokracisë në  pushtetin vendor, e në këtë rast në bashkinë e Tiranës. Kjo vjen si rezultat i potencialit te tij intelektual, politik, social dhe mbi te gjitha te nje teknicieni qeverisës i nivelit te lartë dhe me përgjegjshmëri të madhe qeverisëse dhe njerëzore. Lulzim Basha është së pari njerëzor, me shpirt të madh, fisnik dhe dinjitoz, ndryshe nga rival ii tij Edi Rama, që shënon një rekord për shpirtzezim, cinizëm dhe antidemokraci te theksuar e mbartur kjo me doza te medha neokomuniste.Edi Rama, i vendosur tashmë përballë Lulëzim Bashës, duket si një klloun vetëlëvizëz me pozicione groteske dhe mbi të gjitha me mangësi logjike dhe çekulibrime mendimesh…Por ndërkohë, Lulzim Basha, gjen një terren aspak të përshtatshëm, një realitet të mbushur më shpifje, intriga dhe mllef të Edi Ramës dhe pasuseve të tij. Demagogjia e tipit enverist të Edi Ramës, hedh përditë mllef dhe vrer mbi idetë, mendimet, projektet dhe gjithë logjikën konstruktive të Lulëzim Bashës. Natyrisht, kjo vetëm ja rrit vlerat Bashës, por  nuk do të thotë se ja lehtëson punën e tij drejt kryebashkiakut te Metropolit Shqiptar, Tiranës.
Lulzim Basha si një premtim hyjnor…/ “…na e ka prurë vet Zoti, si nje premtim hyjnor Lulëzim Bashen për të bërë Tiranën”, më tha një miku im tiranas. Natyrisht, Tirana dhe tiranasit, shpresojnë shumë tek Lulëzim Basha, pasi, ai dha prova të mjaftueshme për ta merituar këtë besim të shenjë, Basha është njëriu që me shumë vullnet, bëri realitet “Rrugën e Kombit” autostradën Durrës – Qafë Morinë. Basha, gjithashtu në pozicionin e monistrit të Brendëshëm, realizoj me mjaft sukses procesin e madh të ‘Liberalizimit të vizave në zonën “Shengen”. Por ajo qe duhet te evidentohet ne kete rast është edhe kultura, perkushtimi dhe vlerat njerzore që mbart në vetvete Lulëzim Basha, i cili natyrisht të lë mbresën e një njeriu të ditur, fisnik dhe padyshim …HYJNOR. Gjate takimit me eliten e intelektualeve te Tiranës por edhe të vendit, kandidati për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, shpalosi nje projekt mjaft ambicioz dhe tejet të vlefshëm për Tiranën, metropolin e vendit të nëpërkëmbur dhe të keqpërdorur nga një njeri paranojak dhe tejet megaloman si Edi Rama. Në këtë projekt vërtet të mrekullueshëm dhe bindës, Basha ka hedhur idenë e rritjes së vlerave rajonale të Tiranës, shtrirjen e linjave të tramvajit si dhe kampuset universitar, gjelbërimin por edhe punësimin, duke premtuar hapjen e mbi 30 mijë vendeve të punës. Po ashtu në këtë projekt, Basha merr përsipër uljen drastike të taksave ndaj qytetarëve dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre ne Tiranë. Basha premton për një portret dinjitoz të kryeqytetit, fuqizimin e tregut dhe rritjen e cilësisë së ambienteve të shkollave. Por ajo që të bie në sy në këto premtime të Bashës, është komunikimi njerzor, dinjitoz, i ciltër dhe me shumë dashuri, gjë e cila kontraston me tonet zezane, plot mllef, sharje dhe inat të Edi Ramës, si një konkurrent aspak dinjitoz  në këtë përpjekje për rilindjen e Tiranës.E themi këtë, pasi Tirana lë shumë për të dëshiruar në këto tre mandate të drejtimit të bashkisë  nga Edi Rama. Lë shumë për të dëshiruar veçanërisht në drejtim të shërbimeve ndaj qytetarëvë tiranas, të cilët, për hirë të së drejtës janë të fyer nga kryebashkiaku Edi Rama si në drejtim të shërbimeve, ashtu edhe në drejtim të rritjes së nivelit cilësor në të gjithë aksesorët, si shërbimi urban,sipërfaqet e gjelbërta, shkollat, pastrimi, ndriçimi, mirëmbajtja e rrugëve, rritja drastike e taksave dhe betonizimi pakriter i kryeqytetit. Shfaqja në horizontin e Tiranës të një lideri me aftësi të mëdha drejtuese dhe me një vizion tepër të gjerë për zhvillimin dhe modernizimin e kryeqytetit si Lulzim Basha, padyshim që është një e vërtetë mjaft e dëshiruar për mijëra dhe mijëra banorë dhe veçanërisht për ata tiranasit autoktonë dhe tejet miqësor që ëndërrojnë një Tiranë dinjitoze, të bukur dhe madhështore. E këtë e premton vetëm Lulzim Basha.
Basha-Rama, rivalitet apo ballafaqim epokash?/Nuk ka si të jetë rivalitet, përballja mes dy kandidatëve për  postin e bashkisë së Tiranës, kjo përballje është më tepër një ndeshje mes dy epokave, mes Demokracisë dhe epokës së rrënuar të social-komunizmit shqiptar. Basha vjen si një  triumf i demokracisë me të gjithë përmasat dhe dimensionet e saj. Basha, ka në formim një edukatë dhe kulturë perëndimore e ngjizur me demokracinë dhe fisnikërinë, ndërsa Edi Rama, vjen si një shfaqje primitive e social-komunizmit, me nje mendësi të tejkaluar, pa të nesërme dhe mbi të gjitha të “dalë mode” Fjalori i Edi Ramës është sa paranojak, aq edhe enverist. Por ndryshe, krejt ndryshe shfaqet Lulëzim Basha, me misionin fisnik të  ridimensionimit të vlerave madhore të demokracisë dhe mbi të gjitha me mendime, ide dhe vizion perëndimor per “bërjen” e Tiranës. Basha po zgjon Brenda qytetarëve ndjenjat e bukura dh fisnike për Tiranën, për qytetin dhe mbi të gjitha po ridimensionon komunitetin nëpërmjet shpresës së bukur për një Tiranë me vlera, që ta duan të gjithë.Ndërsa Edi Rama, i pozicionuar edhe si kryetar i PS, nuk ka më interes për të “bërë” Tiranën por ai  lufton me të gjitha mundësitë për të fituar postin e ëndërruar të kryeministrit dhe për të vënë në vend egon e tij të sëmurë për pushtet. Rama, nuk do të dijë më për kryeqytetin dhe qytetarët, pasi atij po i rreshket toka nënë këmbë duke e ditur mjaft qartë se këtë herë Basha ka për t’ia marrë me dinjitet Tiranën nëpërmjet votës së ndershme të qytetarëve të lënë në hije nga ish-kryetari i bashkisë së Tiranës për tre mandate radhazi. Por meraku i Edi Ramës është edhe më i gjerë, ai  nëpërmjet metodave të tij arkaike dhe punisto-komuniste kërkon me çdo kusht të çmontoi vlerat e demokracisë e në këtë rast, vlerat e Lulëzim Bashës, si dishepull i përparimit, prosperitetit dhe demokracisë shqiptare. Përgatitja e mirë dhe me nivel akademik të lart e Bashës e tmerron tashmë Edi Ramën primitive dhe  të mbetur pas në kohë dhe zhvillim. Epoka e madhe e Demokracisë, tashmë është një nga realitetet e fuqishme te Shqipërise moderne me vendin e saj të merituar ne NATO dhe me heqjen e barrierës së vizave “Shengen” për qytetarët e thjeshtë. Epoka “Rama” tashme ka perënduar dhe po arkivohet ne muze, ndersa po lind për Shqipërinë dhe Tiranën. Epoka “Basha”, një dimension i ri dhe me koncepte perëndimore, plote dritë, shpresë, jetë dhe mirëqenie. Qytetarët e Shqipërisë dinë tashmë se çdo të thotë Lulëzim Basha, çfarë potencial mendimi dhe shpirti fisnik bart, çfarë përfaqëson mjerani Edi Rama, që tashmë mund të konsiderohet “një histori politike dhe shoqërore” e arkivuar në muzeun e harresës së kombit. Epoka “Basha” po triumfon me të gjithë përmasat dhe dimensionet e saj madhështore, për një Tiranë te bukur, një Tiranë të lirë, dinjitoze dhe një Tiranë te shekullit 21.
Bashën e duan qytetarët, Edi Rama u ka ardhur në majë të hundës/….mos…jo më Edi Rama, ai na ka ardhur në majë të hundës në këto tre mandate si kryebashkiak…, thotë një banor autokton tiranas, Myslym Balla. Së pari Edi Rama, thekson Myslymi, e pati bashkinë e Tiranës për tre mandate, por në fakt nuk bëri asgjë të mirë. Edi Rama solli vetëm kaos, gropa në rrugë, trafik të rënduar, beton, plehra, dhe mbi të gjitha premtime boshe….Jo më ky bashkiak demagog… Ndërsa Bashën e duan qytetarët thotë Myslymi, sepse te ai shohim një shpresë të re, një premtim dinjitoz dhe me këmbë në tokë. Të jesh kryebashkiak është padyshim sakrificë, por edhe nder. Edi rama nuk diti ta mbaj këtë nderë, ai gjithçka në bashki e shfrytëzoj vetëm e vetëm për t’iu afruar fronit kryeministror dhe për të goditur demokracinë... Në fakt po të vëzhgosh me kujdes takimet e  Bashës me qytetarët, në to ka shumë njerëzi, qetësi dhe mbi të gjitha dialog e mirëkuptim. Ndërsa takimet e Edi Ramës me qytetarët, janë tejet nervoze, të tensionuar dhe të mbushura me një fjalor të rëndë, patetik dhe gjithë demagogji. Gjithsesi, gjithçka flet qartë dhe pastër. Basha është drejt një fitoreje dinjitoze dhe të merituar sepse së pari atë e duan qytetarët, e mirëpresin dhe e dëgjojnë dhe i dëgjon. E nesërmja i përket Tiranës, Tiranasve dhe Bashës…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›