E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama lobon kunder liberalizimit te vizave

Ne seancen e mbremshme te Kuvendit, ka reaguar menjehere dhe Ministri i Brendshem Basha, teksa ka akuzuar krysocialistin Rama se po lobon kunder vizave. "Me lejoni te prek edhe nje element politik i cili padyshim shkakton tek une nje keqardhje te thelle si deputet i ketij Parlamenti, si minister i Brendshem drejtperdrejt i ngarkuar nga Kryeministri Berisha ne aspektin e liberalizmit te vizave dhe si qytetar shqiptar per perpjekjet e turpshme, te paimagjinueshme, por realisht te ndodhura ketu ne Tirane dhe ne Bruksel, te konfirmuara si te tilla nga zyrtare te Brukselit dhe diplomate evropian te zotit Edi Rama dhe disa prej ndihmesve te tij per te penguar dhe lobuar kunder procesit te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare", ka qene deklarata e mbremshme e Bashes. "Me pergjegjesine time te plote, si anetar i ketij kabineti dhe si anetar i ketij Parlamenti, ju informoj sot se keto perpjekje te pareshtura te nisura prej me shume se dy muajsh kane pasur si instrument kryesor dizinformimin e partnereve tane evropiane. Sa i perket treguesve kryesor te Shqiperise ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, sa i perket treguesve kryesor te Shqiperise ne raport me objektivat kryesore, sic jane dokumentet e sigurta dhe rregjimi kufitar shqiptar dhe nepermjet dezinformimit te tyre kane pasur si qellim kryesor politik pengimin ose vonimin e procesit te liberalizimit te vizave, cka eshte komentuar gjeresisht nga interlokutoret e mi dhe te kolegeve te mi, ne kabinet, si nje perpjekje e qarte per te vene ne funksion te axhendes se ngushte politike te zotit Rama, nje qellim kaq madhor per cdo shqiptar sic eshte liberalizimi i vizave", tha Basha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›