Pollo: Ligji per mediat, ne Kuvend urgjent per miratim
Ligji per mediat audiovizive duhet te miratohet sa me shpejt te jete e mundur dhe te gjithe duhet te punojne per te. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ministri i Shtetit, Genc Pollo per kete draft te rendesishem, gjate nje seminari te organizuar Komisioni Evropian e Keshilli i Evropes per ligjin mbi mediat audiovizuale. "Ky eshte nje ligj shume i nevojshem dhe asistenca e dhene nga Komisioni Evropian siguron qe te jete ne perputhje me acquis evropian. Gjithashtu, Keshilli i Evropes me ekspertizen e tij jep keshilla per balancat e kriteret e duhura qe te kemi nje rregullator qe zbaton frymen e germen e ligjit ", deklaroi Pollo, duke folur mbi domosdoshmerine e miratimit te nje nisme te tille. Drafti i konsultuar me KE prej dy vitesh qendron ne sirtaret e Komisionit parlamentar te Medieve dhe ende nuk ka marre miratimin ne kete komision per t'i hapur rrugen miratimit te tij ne Kuvend. Te pranishem nga pala shqiptare dje, ne seminar ishin krahas deputeteve Mesila Doda dhe Mark Marku, edhe deputete nga PS, Valentina Leskaj e Alfred Dalipi, si dhe drejtuesit e Keshillit Kombetar te Radiove e Televizioneve.