E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, harroje s'me imponon koalicion

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, i beri te qarte dje kryetarit te PS-se, Edi Rama, se nuk ben kompromise per zgjedhjet e 28 qershorit, te vleresuara si me te mirat te zhvilluara ndonjehere. Vetem nje dite para zhvillimit te protestes se opozites, kreu i qeverise tha dje se nuk do te dale kurre mbi vendimin e gjykatave dhe nuk pranon me asnje cmim hapjen e kutive, te zgjedhjeve me te vleresuara nga nderkombetaret. "Ne qiell dhe ne toke te hipe e te zbrese Edi Rama, ky koalicion do te permbushe misionin e tij, liberalizimin e vizave dhe anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ai te mos mendoje se me imponon mua koalicion",-tha ashper nga foltorja e Kuvendit Berisha. Duke vijuar replikat ne distance me kreun e opozites, Berisha theksoi se ne vend te argumenteve, Rama po perdore gjithnje e me shume shpifjen, pavaresisht ftesave qe i vijne nga mazhoranca per dialog dhe per t'u rikthyer ne Kuvend. "Ne do te vijojme reformat. Shqiperise, ta dije mire zoti Rama, si mungon asnje ligj qe t'i mbylle dyert e integrimit dhe liberalizimit te vizave. Nese ai mendon se s'i duhet Evropa, sepse ka Haxhi Qamilin, ne i themi mbaje, se ne duam Evropen", theksoi kryeministri. Sipas tij, Shqiperia nuk mund te ecte drejt Bashkimit Evropian, pa uje, drita e pensione, apo sherbim shendetesor. Po ecen, sepse po realizon reformat, ndryshe nga cfare pretendon sipas kryeministrit, kreu socialist, Edi Rama. Reagimi i prere i kreut te qeverise, erdhi pas kerkeses se vazhdueshme te deputetit te vetem te opozites ne Kuvend, Vangjel Dule, se duhet gjetur dialog qe Shqiperia te ece perpara drejt anetaresimit ne BE. "Eshte momenti qe te ndermerrni iniciativa te guximshme per te dialoguar me opoziten. Duhet te ngrini urat e kompromisit dhe te gjeni dialogun", kerkoi Dule nga kryeministri, duke i thene se ne emer te dialogut dhe te mires se vendit, ai duhet te leshoje pe dhe te ulet ne bisedime. Sipas Dules, ne nje situate, kur BE pret gjithnje e me shume reforma dhe inkurajon per te ecur perpara, palet politike ne Shqiperi jane te percara. "Ju nuk po miratoni dot projektligjet jetike per reformat e vendit, keto jane kosto. Ndaj gjeni kompromisin", kerkoi Dule. Nga ana tjeter edhe kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, kritikoi Edi Ramen, se me qendrimin e tij po tregon gjithnje e me shume, se nuk do qe Shqiperia te ece perpara. Ndonese nuk nguroi ta ftoje serish opoziten te vije ne Parlament, Patozi, tha se protestat jane nje rruge pa krye e opozites dhe qendrim i tyre kunder liberalizimit te vizave.

Dule

"Eshte momenti qe te ndermerrni iniciativa te guximshme per te dialoguar me opoziten. Duhet te ngrini urat e kompromisit dhe te gjeni dialogun", kerkoi Dule nga kryeministri, duke i thene se ne emer te dialogut dhe te mires se vendit, ai duhet te leshoje "pe" dhe te ulet ne bisedime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›