Meta: Vizat, vendimi ne korrik 2010
Fatjona Mejdini
Vendimi per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, do te merret jo me vone se korriku u vitit te ardhshem dhe levizja e lire do te filloj brenda vitit te ardhshem. Ky ishte premtimi qe beri dje zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta gjate raportimit te tij per ceshtjen e vizave ne nje seance degjimore ne komisionin parlamentare te Integrimit ne Parlament. "Pasi te behet nje vleresim, ne pranveren e vitit te ardhshem, Komisioni Evropian do te beje propozimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine, i cili do te kaloje menjehere per miratim ne Keshill dhe Parlamentin Evropian. Skenari yne eshte se vendimi per liberalizimin e vizave me BE do te merret jo me vone se ne korrik te 2010 dhe levizja pa viza do te realizohet po brenda ketij viti", deklaroi Meta ne fjalen e tij perpara deputeteve, anetare te komisionit. Ne fjalen e tij ai theksoi faktin se Shqiperia, po merr cdo dite sinjale pozitive, per sa i perket liberalizimit te vizave vitin e ardhshem. Ne menyre te detajuar Meta shqyrtoi edhe perpjekjet e qeverise ne permbushjen e kerkesave ne kater shtylla kryesore, ate te sigurise te dokumenteve, sigurise se kufijve, luftes kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar dhe marredheniet me jashte dhe te drejtat themelore. Per sa i perket shperndarjes se kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike, zevendeskryeministri theksoi se fale sistemit modern, te shpejte dhe efikas te instaluar jane shperndare 265.000 pasaporta biometrike ne vetem 6 muaj. "Ky eshte ritmi me i larte i shperndarjes se pasaportave biometrike ne rajon, dhe tejkalon cdo parashikim tonin apo te Bashkimit Evropian per ecurine e ketij procesi", pohoi Meta. Ne kuader te masave per sigurimin e kufijve dhe migracionit, ministri i Jashtem theksoi se eshte punuar intensivisht per instalimin e nje teknologjie te re nga me te avancuarat ne Evrope per perpunimin e te dhenave ne pikat e kalimit kufitar. Po keshtu sipas Metes, eshte krijuar nje bashkepunimin i mire mes agjencive per te siguruar nje menaxhim te integruar te kufirit. Kreu i diplomacise theksoi se jane marre lexuesit optike per kontrollin dhe leximin e pasaportave biometrike, dhe brenda dy javesh do te perfundoje instalimi i tyre ne te gjitha pikat doganore. Per sa i perket luftes kunder krimit, ai nenvizoi se, per nje periudhe 9-mujore jane konfiskuar 3.172.000 euro ne llogari bankare, dhe pas miratimit te ligjit pritet qe keto rezultate te njohin ngritje. Nderkohe qe progres eshte arritur edhe me luften kunder trafikimit te droges dhe luftes kunder fenomenit te korrupsionit. Nga ana tjeter, ne lidhje me marredheniet me jashte dhe te drejtat, zevendeskryeministri theksoi se qeveria ka adoptuar strategji kombetare dhe plan veprimi ne kuader te angazhimeve per Dekaden e Romeve. Po keshtu Meta informoi se ligji per antidiskriminim eshte dorezuar tashme ne Kuvend per miratim.
MPJ: Plotesimi i pyetesorit per statusin, si po bashkepunojme
Kryediplomati, Ilir Meta deklaroi dje se dorezimi i pyetesorit per statusin kandidat te Shqiperise pritet te behet nga ana e komisionarit per Zgjerim ne Komisionin Evropian, Oli Rehn. Sipas kreut te diplomacise shqiptare, ministria e Puneve te Jashtme po bashkepunon ngushtesisht me Ministrine e Integrimit Evropian, per te perballuar me sukses procesin e plotesimit te pyetesorit te KE, proces i cili kerkon nje infrastrukture me te vertete te persosur.