E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Rama te ktheje PS-ne ne Kuvend, duhet per reformat

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i ka bere thirrje opozites dhe njehere qe te hyje ne Kuvend dhe te behet pjese e reformave ne vend. Sipas saj, Edi Rama duhet te ndale bojkotin dhe sulmet e tij ndaj liberalizimit te vizave, duke paralajmeruar se gjithsesi, asgje nuk mund ta ndale Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit. "Nuk mund ta lidhesh fatin e vendit tend pas spangos se kutive qe kane brenda vulen e dakortesise tende, nuk mund t'ju kerkosh burrave e grave qe jane votuar per te qene ketu, te perkedhelin tekat politike te tuat, deputete socialiste te jeni inaktiv ore e dite te tera, kur njerezit iu kane votuar per t'i perfaqesuar, aq me pak nuk mund te mos jesh, kur je i bindur se rruga e kryetarit tend, jo vetem qe s'ka gjasa te te sjelle ne pushtet, por s'te lejon as te besh opozite", ka bere thirrje Bregu. Njeheresh ajo eshte shprehur se nuk pret qe Rama te shkoje ne Kuvend, se e ka zgjedhur vete per te mos qene ne lista. "Dua te them, qe sigurisht asnje qar s'kemi, qe opozita nuk hyn ne Parlament. E kunderta eshte e vertete. Ne kete proces ndryshimesh madhore, detyrimi qytetar i gjithsecilit prej nesh per te pershpejtuar procesin e afrimit me BE-ne, eshte nder, detyrimi i qeverise per te plotesuar te gjitha detyrimet eshte pergjegjshmeri, mungesa e opozites ne siglimin e bllokimin e reformave eshte fatkeqesi e pergjegjesi historike", perfundoi Bregu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›