Prangoset mashtruesi i biznesmeneve
Tirane-Ka mundur te qendroje vetem disa muaj ne arrati. Mbremjen e se merkures eshte lokalizuar vendndodhja e tij ne Athine dhe eshte vene ne prangat e policise, i njohuri si supermashtrues i dhjetera biznesmeneve, 25-vjecari vlonjat Indrit Aliu. Ai ishte shpallur person ne kerkim per mashtrim me pasoja te renda, veper per te cilen Gjykata e Tiranes, ne prill te ketij vitit, kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg. Arrestimi i tij u be i mundur pas bashkepunimit te Interpol Tiranes dhe Athines. 25-vjecari Aliu, akuzohet se ka mashtruar dhjetra persona me se shumti biznesmene e tregetare te ndryshem, duke i marre shuma te konsiderueshme parash. Keto veprime ai i kryente permes nenshkrimit te kontratave fiktive, leshimit te mandateve te pagesave fiktive, etj. Ne momentin e arrestimit ai eshte paraqitur me gjeneralitetet e Sokol Shehut.
Perfitimet
Supermashtruesi Indrit Aliu, ka vepruar ne emrin e nje kompanie te quajtur "Dejs & Partners Consulting". Duke u hequr si drejtues i kesaj kompanie, Aliu ka mundur te mashtroje dhjetera biznesmene, te cilet kane investuar ne aktivitete te ndryshme, apo u ka rrembyer shume ta tera parash, ne kembim vetem te mandateve fiktive te firmosura prej tij. Indrit Aliu, pervec faktit qe u ka rrembyer ketyre biznesmeneve shuma te konsiderueshme te hollash, u ka dhene atyre fatura daljeje nga arka e fondacionit dhe jo dokumente hyrjeje, si duhet te ishin realisht. Sulejman Abazi, ish-drejtor ekzekutiv i kompanise "Dejs & Partners Consulting", prone e Aliut, ka rrefyer para policise nje rast kur 25-vjecari kishte perfituar rreth 210 mije euro nga nje biznesmen grek. Ne gracken e mashtrimeve te tij, kane rene disa biznesmene, te cilet Aliu i kishte bindur te ndertonin rruge fshatrash neper komuna te rretheve periferike, por edhe neper komunat e Tiranes. Ne kurthin e tij kane rene edhe krere dhe perfaqesues te pushtetit lokal, te cilet kane investuar, per te restauruar apo ndertuar sistemin rrugor ne fshatrat qe drejtonin. Indrit Aliu u larguar nga Tirana pa lene gjurme ne mars te ketij viti, bashke me 3 milion euro te perfituara nga biznesmenet. Mashtruesi i biznesmeneve, per te krijuar nje imazh serioz te veprimtarise se tij donatore, kishte marre disa ambiente me qira prane kryqezimit te Zogut te Zi, ku kishte vendosur kompanine e tij fantazme. Zyrat e kesaj kompanie ishin me mobilim teper luksoz.
Denoncimet ndaj Aliut
Indrit Aliu, eshte denoncuar nga te pakten 9 biznesmene, qe kane rene pre e mashtrimeve te tij. Shuma per te cilen prokuroria ka ngritur akuze ndaj tij deri tani llogaritet ne tre milione euro. Prokuroria ka ngritur ndaj Aliut akuzen e mashtrimit me pasoja te renda, qe dyshohet te jete kryer nepermjet hartimit te kontratave me shoqeri te ndryshme sipermarrese. Aliu i kryente keto veprime me qellim te perfitimit material, pasi ky person nuk dispononte fonde per mbulimin e kontratave.