E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama, pjesë e politikës së vjetër që mbajti 8 vjet peng vendin

Deputeti demokrat, Lulzim Basha gjatë pjesëmarrjes së tij në kuvendin e 9- të, të PD- së, në Librazhd ka komentuar ndryshimin që përfaqëson Edi Rama duke i kujtuar atij se ishte pjesë e asaj politike që ai e konsideron të vjetër, e cila e mbajti për 8 vjet peng integrimin e vendit. 3 vjet e 8 muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, ne dalim para jush krenarë pasi kemi ndryshuar tërësisht imazhin e Shqipërisë e kemi futur atë mes shteteve demokratike dhe më të fuqishme të botës, kemi rritur mirëqenien dhe e kemi kthyer Shqipërinë në vend të preferuar për investime dhe njëherësh po ndërtojmë e rindërtojmë infrastrukturën në çdo cep të vendit, ka vijuar Basha, i cili shprehu bindjen se shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e ndryshimit që nisen me Partinë Demokratike edhe në katër vitet e ardhshme për të ecur përpara në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›