E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi i derrit, masa të forta në dogana

29/04/2009  Kontrollet në pikat kryesore kufitare në Durrës, Gjirokastër dhe Përmet.

Veterinerët çdo ditë raportime mbi mallrat dhe gjendjen e kafshëve në rrethe

Ndërmerren masat e para për t’u mbrojtur nga gripi i derrave. Alarmi i dhënë në të gjithë botën, ka vënë në lëvizje dhe strukturat e shëndetësisë dhe ushqimit për të parandaluar depërtimin e këtij virusi dhe në Shqipëri. Sipas raportimit të mbërritur nga Durrësi, dogana në këtë rreth në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë ka marrë një sërë masash paraprake për të parandaluar çdo lloj mundësia të importit të mishit të derrit të pakontrolluar e të pacertifikuar në vendin e origjinës. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e të dy institucioneve që kanë vendosur bashkëpunim të rregullt në monitorimin e situatës.

Masat

Brenda territorit të doganës është ngritur një karantinë, e përbërë nga pesë inspektorë, të cilët monitorojnë të gjithë produktet blegtorale. Nga faturat dhe regjistrimet që janë bërë në doganën e Durrësit të paketave të mallit të importuar nga tregjet e huaja për furnizimin e tregut shqiptar mësohet se prej një muaji në portin e Durrësit nuk është përpunuar asnjë ngarkesë me mish derri. Ngarkesa e fundit e mishit të derrit ka qenë në 27 mars dhe mishi vinte nga Brazili. Dje dogana dhe Inspektorati Ushqimor në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit kanë marrë udhëzimet përkatëse nga organi i emërtesës për mënyrën e kryerjes së praktikave në rastet e importit të mishit të derrit. Ndërkohë paralelisht e njëjta situatë po zhvillohet dhe në pikat e tjera kufitare jugore. Drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për qarkun e Gjirokastrës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e gripit të derrit, duke forcuar kontrollet në dy pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë (Gjirokastër) dhe “Tre Urat” (Përmet).

KONTROLLI

Shemso Lame, kryeveterineri i qarkut të Gjirokastrës pranë Drejtorisë rajonale të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ka pohuar të martën se: “Qysh prej ditës së djeshme janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e gripit të derrit ndërmjet dy vendkalimeve kufitare, duke shtuar kontroll të vazhdueshëm nga importet e kafshëve të gjalla". Sipas tij, në të dyja vendkalimet kufitare të jug të vendit, inspektorët po zbatojnë me përpikëri raportin e OIE (World Organisation for Animal Health), duke mos përjashtuar as urdhrin e brendshëm të dikasterit qendror. Kryeveterineri Lame ka nënvizuar se çdo ditë inspektorët raportojnë për gjendjen shëndetësore të kafshëve të gjalla, sidomos të rritjes së derrit. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës ekzistojnë pesë komplekse të rritjes së derrit, nga këto dy në komunën e Dropullit të Poshtëm, dy në komunën e Odrie dhe një në rrethin e Përmetit.

Ngarkesa e fundit me mish derri më 27 mars

Sipas raportimit të mbërritur nga Durrësi, dogana në këtë rreth në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë ka marrë një sërë masash paraprake për të parandaluar çdo lloj mundësia të importit të mishit të derrit të pakontrolluar e të pacertifikuar në vendin e origjinës. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e të dy institucioneve që kanë vendosur bashkëpunim të rregullt në monitorimin e situatës. Brenda territorit të doganës është ngritur një karantinë, e përbërë nga pesë inspektorë, të cilët monitorojnë të gjithë produktet blegtorale. Nga faturat dhe regjistrimet që janë bërë në doganën e Durrësit të paketave të mallit të importuar nga tregjet e huaja për furnizimin e tregut shqiptar mësohet se prej një muaji në portin e Durrësit nuk është përpunuar asnjë ngarkesë me mish derri. Ngarkesa e fundit e mishit të derrit ka qenë në 27 mars dhe mishi vinte nga Brazili. Dje dogana dhe Inspektorati Ushqimor në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit kanë marrë udhëzimet përkatëse nga organi i emërtesës për mënyrën e kryerjes së praktikave në rastet e importit të mishit të derrit.

Nën vëzhgim fermat e rritjes së derrave

Drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për qarkun e Gjirokastrës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e gripit të derrit, duke forcuar kontrollet në dy pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë (Gjirokastër) dhe “Tre Urat” (Përmet).

Shemso Lame, kryeveterineri i qarkut të Gjirokastrës pranë Drejtorisë rajonale e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ka pohuar të martën se: “Qysh prej ditës së djeshme janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e gripit të derrit ndërmjet dy vendkalimeve kufitare, duke shtuar kontroll të vazhdueshëm nga importet e kafshëve të gjalla". Ndërkohë vëzhgime dhe kontrolle të vazhdueshme po bëhen në të gjitha rrethin për të mbikëqyrur situatën e influencës së derrit. Sipas tij, në të dyja vendkalimet kufitare të jug të vendit, inspektorët po zbatojnë me përpikëri raportin e OIE (World Organisation for Animal Health), duke mos përjashtuar as urdhrin e brendshëm të dikasterit qendror. Kryeveterineri Lame ka nënvizuar se çdo ditë inspektorët raportojnë për gjendjen shëndetësore të kafshëve të gjalla, sidomos të rritjes së derrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›