E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Së shpejti me shengen ballkanik

Nje shengen ballkanik per vendet e rajonit, qe qytetaret te mund te levizin lirshem. Ky eshte objektivi i presidences shqiptare te Iniciatives Rajonale per Migriminin, Azilin dhe Refugjatet, bere prezent nga ministri i Brendshem, Lulezim Basha. Ai konfirmoi se Qeveria shqiptare plotesoi detyrimin e ri te BE, per hartimin e nje strategjie per riintegrimin e personave te rikthyer.

“Synimi ynë kryesor është të përcaktojmë brenda një kohe të shkurtër një kalendar realist për arritjen e Shengenit ballkanik, lëvizjes së lirë të qytetarëve të gjithë vendeve tona pa barriera administrative, kufitare dhe tarifore. Prioritet madhor mbetet forcimi i kontrollit të kufijve për të siguruar një rajon me kufij të papenetrueshëm nga krimi transkufitar dhe transkombëtar, një rajon i cili eksporton vetëm siguri drejt vendeve të BE” tha Basha.

Basha kerkoi për të rikonsideruar praninë e Kosovës në këtë forum, në mënyrë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar dhe pa asnjë paragjykim ndaj pozicioneve të ndryshme që vendet anëtare kanë përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Ndersa ambasadori i BE ne Tiranë, Helmut Lohan, u shpereh se dhe Kosova nuk do mbese jashte konsiderates se BE.

”Kosova nuk është jashtë konsideratës të Bashkimit Europian. Sic e dini, sapo të përmbushen disa kritere të caktuara, Kosova do të lëvizë drejt dialogut me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave Synimi i presidencës shqiptare të MARRI-t për të krijuar kushtet për hequr pengesat e lëvizjes së lire në rajon për të krijuar një zonë të Shengenit ballkanik padyshim që mund të duket ambicioz. Sigurisht që ekziston forcë logjike që shumë shpejt, shumë vende të rajonit do të përfitojnë udhëtim pa viza drejt vendeve Schengen dhe kjo përfshin sigurisht që të gjithë këto vende të përmbushin të njëjtat standarte,por jo vetëm ato standarte në fushat e sigurisë së dokumentave dhe të kufijve. Në këtë mënyrë vendet e rajonit do të mund t’i japin njëri tjetrit një vote” tha Lohan.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›