E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: LSI, synime destruktive për KQZ

Kryetari social demokrat Skënder Gjinushi, veren se përfaqësuesit e maxhorancës, kanë gjera më të rëndësishme për t’u marrë në kuadër të zgjedhjeve sesa anëtari i tij në KQZ. Për social demokratin pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë njërin prej 7 komisionerëve në KQZ duke nxjerrë jashtë loje anëtarin e PSD, kanë thjesht qëllim destruktiv.

“është tamam parti spiune. Loja e LSI është loja e destruktivizmit, është loja e shkatërrimit të bazave të demokracisë për të mbijetuar ajo në bazë të korrupsionit të përbashkët me PD” thotë Gjinushi.

Reforma zgjedhore sipas Gjinushit nuk ka kuptim nëse nuk zgjidhet më parë problemi i transparencës. “çdo reformë fillon e mbaron, qofte për KQZ, qoftë për kod e për çdo gjë nga reforma politike, transparenca e 28 qershorit, denoncimi dhe evidentimi i gjithë problemeve dhe shkaktarëve dhe pastaj t’I jepet ilaci. Pra jemi përpara një të sëmuri që duhet hapur dhe po nuk u hap nuk shërohet me aspirinat e LSI” thotë Gjinushi.

Një ndër diskutimet e fundit ne skenën politike, krahas amendimit të kodit zgjedhor, ka qenë dhe riformatimi i KQZ ku sipas kodit LSI e PBDNJ , tashmë si forcat e dyta të së djathtës dhe të majtës kanë të drejtën e anëtarit të 6 dhe të 7 në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›