Elbasan, vetëvritet 52- vjeçari
Një 52-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij në qytetin e Elbasanit në lagjen “Emin Matraxhiu”. Sipas burimeve zyrtare Rustem Liçi,baba i tre fëmijëve,është vetëvrarë me armë zjarri të cilën e kishte me leje. Trupi i pajetë është gjetur nga i biri,i cili ka lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen.
Dyshohet, se shkak i vetëvrasjes të ketë qenë gjendja e rëndë psikologjike e krijuar për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Familjarët sqarojnë se 52-vjeçari ishte edhe përdorues i alkoolit prej shumë kohësh. Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. < I mëparshmi