E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Shqiperia vendi me i sigurt ne Ballkan

Ministri i Brendshem Lulzim Basha konsideron se Shqiperia eshte nje nder vendet me te sigurta ne Ballkan. Duke folur ne Forumin e te Rinjve te Ballkanit Basha theksoi se Shqiperia ndodhet prane liberalizimit te vizave nje proces te cilit i eshte kushtuar nje pune madhore dite e nate. Ministri Basha vleresoi se rinia shqiptare ka nje vizion nje deshire qe te luaje rolin e saj ne Evrope me paqe dhe stabilitet. Ministri i Brendshem theksoi me tej se si pasoje e reformave te ndermarra shume shpejt rinia shqiptare nuk do te kete me pengesa dhe barriera per te ndervepruar me rinine evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›