Verifikimi anetaret e Gjykates se Larte pas Kushtetueses

Gjykata e Larte te henen nisin procedurat
Kuvendi do te nise verifikimin e tre anetareve te rinj te Gjykates se Larte te propozuar nga Presidenti Bamir Topi vetem pasi te jete zhvilluar seancat degjimore me kandidatet per Gjykaten Kushtetuese. Do te jete data 7 tetor kur 4 anetaret e Gjykates Kushtetuese do te dorezojne ne Komisionin e Ligjeve qe u jane adresuar dhe me pas do te procedohet me tre anetaret e tjere per Gjykaten e Larte. Tri kandidaturat e emeruara i jane paraqitur per miratim Kuvendit te Shqiperise. Per shqyrtimin e tyre Komisioni i Ligjeve ka tete jave ne dispozicion pas dekretimit i cili u firmos nga Presidenti z.Topi me daten 16 shtator. Presidenti dekretoi emerimin e gjyqtareve Edmond Islamaj Manjola Bejleri dhe Shkelzen Selimi per zevendesimin e vendeve vakante ne kete gjykate. Mes kandidaturave bie ne sy ajo e gjyqtarit Edmond Islamaj i cili ka nje pervoje me te gjate ne gjyqesor ne krahasim me dy kandidaturat e tjera. Edmond Islamaj eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe anetar i Gjykates se Apelit ne Tirane. Ai eshte emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane ne shkurt te 2003-shit pas nje eksperience te gjate si gjyqtare ne gjykaten e rrethit gjyqesore Durres. Kurse Manjola Bejleri eshte kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve te Shqiperise aktualisht gjyqtare ne gjykaten e Tiranes ndersa Shkelzen Selimi eshte gjyqtar nga gjykata e Vlores. Anetaret e Komisionit te Ligjeve pasi te kene mbledhur te dhena per secilin prej tyre do te nisin ne seanca te vecanta diskutimin nderkohe qe jane parashikuar edhe seanca me pyetje per kandidatet. Emrat e mberritur ne seline e Kryesise se Kuvendit jane emra qe plotesojne kriteret formale te vendosura per anetare te rinj te Gjykates se Larte. Kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali lajmeroi ne mbledhjen e se merkures te ketij komisioni se ne fillim te kesaj jave do te nise procedura per shqyrtimin e kandidaturave per Gjykaten e Larte. Diten e hene une besoj se ne mund te fillojme proceduren sipas rregullave te vendosura tashme me shkresa drejtuar institucioneve keshtu qe edhe ne qofte se keni ndonje kerkese specifike per kandidatet per Gjykaten e Larte jeni te mirepritur ta parashtroni ate me qellim qe stafi dhe une te kemi mundesine tu drejtohemi institucioneve dhe vete kandidateve - tha z. Rusmali.
Pyetesori me 35 pyetje per secilin nga kandidatet
Kater anetaret e dekretuar nga Presidenti Bamir Topi per anetare te rinj te Kushtetueses do te perballen ne Komisionin e Ligjeve me nga 30 pyetje secili ne seance degjimore te dates 6 tetor. Dy deputetet e PD-se Gent Strazimiri dhe Eduart Halimi anetare te Ligjeve kane specifikuar pyetje te pergjithshme per kandidatet por secili prej tyre duhet tu pergjigjet edhe nje grupi pyetjesh te vecanta. Anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese te dekretuar para pak ditesh nga Presidenti Bamir Topi do te marrin mandatin e tyre maksimumi pas tete javesh. Ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit percaktojne qarte nje afat te tille pasi procedurat e reja nisin me mbledhjen e informacionit per secilin nga kandidatet me pas shqyrtimin dhe diskutimin ne komisionet parlamentare marrjen ne pyetje te gjithsecilit dhe mbi bazen e dosjeve do te vendoset per emrat qe do te votohen ne Parlament. Kuvendi tashme ka mbledhur informacionin per secilin nga kandidatet ka shperndare pyetesorin dhe eshte gati per te degjuar pergjigjet e te dekretuarve te Topit. Ne pyetesor gjyqtaret e dekretuar nga kreu i shtetit duhet te pergjigjen per detyrat qe kane mbajtur gjate karrieres se tyre profesionale. Ata pyeten nese kane kryer ndonjehere aktivitet vullnetar ndaj shtesave ne nevoje dhe a jane angazhuar ne ndonje aktivitet apo organizate ne favor te mbrojtjes ligjore te ketyre shtresave. Gjithashtu ata pyeten nese kane dhene gjate karrieres se tyre ne sistemin e drejtesise vendime apo kane kryer hetime per vepra penale te nje natyre politike para viteve 1990.
Partite politike ende nuk kane shprehur rezerva
Partite politike ende nuk kane shprehur rezerva ndaj emrave te zgjedhur nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per anetare te rinj te Kushtetueses por brenda pak ditesh do te verifikojne figurat e tyre. Ne rastet kur kandidaturat nuk plotesojne kushtet ligjore te vendosura ne Kushtetute apo ligj komisioni nepermjet raportit te tij i kerkon Kryetares se Kuvendit te njoftoje institucionin propozues ne rastin konkret te Presidentit per mospermbushjen e ketyre kritereve. Por ndryshe nga propozimet e meparshme te kreut te shtetit duket se 4 kandidaturat per Kushtetuesen jane figura te pastra dhe qe plotesojne kriteret ligjore.
Pyetesori i pergjithshem per gjyqtaret
Pervoja ligjore dhe background-i profesional
- A keni kryer ndonjehere aktivitet pro bonove vullnetar dhe falas ndaj shtresave ne nevoje A jeni perfshire ne ndonje aktivitet apo organizate ne favor te mbrojtjes ligjore te shtresave me ne nevoje te shoqerise ne raport me sistemin e drejtesise
- Ne dijenine tuaj a ka pasur ndonje lobing nga forca politike apo te nje natyre tjeter ne procesin e perzgjedhjes se kandidatures suaj per anetar te Gjykates Kushtetuese
- A jeni larguar ndonjehere nga detyra qe keni mbajtur ne sistemin e drejtesise dhe pse
- A keni dhene gjate karrieres suaj ne sistemin e drejtesise vendime apo keni kryer hetime per vepra penale te nje natyre politike para viteve 1990
- A keni dhene vendime apo ndermarre veprime qe jane kushtet e konfliktit te interesit me detyren qe keni mbajtur
Te tjera
- Ju lutem shpalosni kendveshtrimin tuaj per reformen ne gjyqesor dhe cfare do te beni ne rast se zgjidheni per te arritur nje gjyqesor te standardeve evropiane
- Cili duhet te jete roli i Konferences Gjyqesore Si eshte ai aktualisht dhe cfare duhet bere ne te ardhmen
- Cilat jane semundjet e sistemit gjyqesor sot
- Ju lutem na citoni vendimin me te arrire dhe vendimin me te dobet profesionalisht te Gjykates Kushtetuese sipas kendveshtrimit tuaj dhe argumentoni pse
- Cili eshte mendimi juaj per ceshtjen e imunitetit te gjyqtareve A duhet te hiqet apo te kufizohet ai dhe si
- A mendoni se ka vend per permiresim te metejshem te sistemit check and balance ne Kushtetuten e ligjet shqiptare dhe pse
- Cilat jane drejtimet ne te cilat duhet reformuar jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese
- Cilat jane masat sipas jush per te pasur nje lufte efektive ndaj korrupsionit ne sistemin e drejtesise
- Cili eshte instrumenti/at i nevojshem sipas jush per te reduktuar tejzgjatjen e kohes se zhvillimit te gjyqeve brenda sistemit gjyqesor
- A mendoni se makinat shteterore me shofere te paguar nga shteti siguracion karburant servis dhe shpenzime te tjera jane te nevojshme dhe te domosdoshme per te ushtruar detyren e nje gjyqtari te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese
- Si e konsideroni jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese ne raport me Gjykaten e Strasburgut A ka vend per permiresim dhe ne cilat drejtime