Basha Shume shpejt do te hiqen vizat per shqiptaret
Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi edhe nje here dje se shume shpejt qytetaret shqiptare do te udhetojne pa viza ne zonen Shengen. Kreu i Ministrise se Brendshme i pranishem ne takimin e Forumit te te Rinjve te Ballkanit ne Tirane tha se ne me pak se dy muaj levizja e lire e shqiptareve ne vendet e BE-se do te jete nje realitet. Cdo i ri per deshire apo nevoje personale ne me pak se nje ore e gjysme do te gjendet ne cdo vend te qyteterimit europian ka theksuar Basha. Diten kur do te hiqen vizat afatshkurtra Basha e vleresoi si nje dite te vecante jo vetem per rinine shqiptare por per te gjithe shqiptaret dhe per te gjithe Europen. Rinia shqiptare ka fatin mentalitetin vizionin energjine dhe deshiren qe me atributet e rinise europiane te luaje rolin e saj ne vizionin e ketij forumi per nje Europe te plote pa kufi ne paqe e zhvillim u shpreh ai.
Gjate fjales se mbajtur Basha foli edhe per sigurine e kufijve krijimin e regjistrit elektronik te shtetasve shqiptare sigurine e te jetuarit dhe te berit biznes ne Shqiperi rritjen e numrit te turisteve te cilet per te gjitha arsyet e mesiperme kane vizituar Shqiperine.