E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e te arratisurit Djali piu shume raki dhe humbi kontrollin

Intervista Kimete Tafili e ema e Admir Tafilit rrefen momentet e largimit te te birit

Pak ore pas ngjarjes Kimete Tafili nena e Admirit ne nje interviste per Shqip ka rrefyer ne detaje arratisjen e te birit.

Pse kishin ardhur djemte me leje

Erdhen per te pare nipin dhe mua sepse kemi pasur probleme shendetesore. Admiri ka nje djale 6 vjec qe nuk ka qene mire me shendet. Ai ka qene ne burg kur eshte shtuar me djale dhe nuk ka arritur ta njihte. Erdhen rreth ores 1130 minuta te shoqeruar me police dhe gjithcka ishte krejt normale. Hyne brenda ne shtepi dhe filluan te bisedonin te na pyesnin per hallet e shumta qe kemi. Admiri u prek shume nga gjendja ku e gjeti familjen djalin e semure mua te semure situaten ekonomike teper te rende gati ne mjerim te plote. Filloi te pinte raki ndersa djali tjeter qe ishte me te nuk piu fare. Ne fakt piu shume dhe filloi ta humbiste kontrollin per cfare fliste dhe bente. Nisur nga kjo gjendje qe ishte ai iku nga shtepia.

E pate ne momentin kur iku nga shkoi

Nuk ma mori mendja se do te ikte as mua dhe asnjerit te familjes. Nuk i kushtuam shume vemendje por ka qene nje moment vetem ne dhome kur ka dale dhe na humbi nga syte. Nuk e kam idene se ku mund te kete ikur.

Ju mendoni se gjithcka ishte e castit

Per kete jam krejt e sigurt sepse ai nuk ka pasur ne mend te ikte. Ai piu shume raki dhe nuk ka ditur se cfare ka bere. Po te ishte e organizuar do te ikte edhe djali tjeter por ishte rastesi dhe ai vete nuk e di se cfare ka bere.

Ne oborrin e kesaj shtepie eshte vrare drejtori i Policise se Shkodres Arben Zylyftari dhe qe atehere nisen perplasjet e familjes suaj me drejtesine. Pse familja juaj asnjehere nuk e ka pranuar se Zylyftari u vra nga burri juaj Bahri Tafili

Ne na jane bere shume padrejtesi nga shteti por i qendrojme fjales dhe fakteve tona se drejtori i policise Arben Zylyftari eshte vrare nga shefi i krimeve te asaj kohe Prel Pjetrushi dhe vrasja iu la burrit tim Bahri Tafilit. Ne na kane ardhur edhe police qe na kane thene se Arben Zylyftarin nuk e vrau Bahri Tafili. Ne kerkojme vetem drejtesi dhe e dime se jemi te paster dhe se shteti ndaj nesh ka bere nje padrejtesi te madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›