Deputetja Felaj Bregu turpi i qeverise se paturpesise
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu kualifikohet si objektiv kryesor i opozites socialiste. Me zbardhjen e fakteve te reja edhe akuza e selise roze po i adresohet nje shqetesimi sa politik aq edhe shoqeror i cili ka minimalisht si rrugedalje doreheqjen. Ne e pyetem zonjen Bregu per lidhjet e saj me korrupsionin dhe boten e mafies por ju zonja Bregu su pergjigjet. Tani jemi ne qe ju themi largohuni ikni fshihuni ne shtepine e padeklaruar dhe pergatituni per tu perballur me drejtesine. Ik zonja Bregu se ti je turpi i kesaj qeverie kesaj qeverie te paturpesise qe vodhi votat e mbylli kutite per te vjedhur Shqiperine e mbyllur ne oborrin e saj pasurine e shqiptareve deklaroi dje deputetja socialiste Ermonela Felaj. Ajo u eshte referuar fakteve te publikuara ne media sipas te cilave te aferm te ministres Bregu figurojne ne ortakeri biznesi me nje nga drejtuesit e organizates puljeze Sacra Corona Unita. Mbrojtja e Bregut ne kete rast sipas se ciles ortaku ne fjale Angelo Prudentino i biri i Albino Prudentino se arrestuar ne Vlore figuron me deshmi penaliteti te paster ne Itali eshte hedhur poshte nga PS-ja si nje argument qe nuk provon asgje. Angelo Prudentino eshte as me shume e as me pak sesa i biri i njerit prej kapove te njeres prej organizatave me te medha kriminale Sacra Corona Unita dhe fakti qe parate e ketij soji kane hyre ne Shqiperi deshmon se mbrapa zonjave Bregu te lojerave te fatit qendron pushteti i kalbur deri ne palce i Sali Berishes i cili i di te gjitha dhe prej muajsh eshte strukur si lepur perballe fakteve te transparences sone tha Felaj. Ky interpretim i dhene prej saj qe e riciklon emrin e Kryeministrit edhe ne kontaktet e ministrave te tij me grupime organizatash kriminale duket se shpjegon fortifikimin e Majlinda Bregut ne postin aktual. Nje doreheqje e kerkuar ndaj saj nuk gjen dot shpjegim logjik as te stabiliteti qeverises dhe as te mbyllja ne vetvete e shumices perballe akuzave te forta te PS-se. I vetmi argument qe perligj forcen e ministres se Integrimit per te qendruar ne detyre edhe perballe kesaj vale te re faktesh flagrante eshte vetem emri i Sali Berishes qe ne analizen e PS-se dominon jo me si figure qe toleron gabime te tilla por edhe qe i licencon ato ne emer te perfitimeve.