E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri siguron se vizat hiqen kete vit

Premtimi

Vizat do te hiqen kete vit. Ky ishte premtimi qe beri dje kreu i qeverise per qytetaret teksa po zhvillonte nje inaugurim ne nje komune te kryeqytetit. Sipas Berishes qeveria qe ai drejton do te beje nje lufte te pakompromis ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit ne menyre qe kjo aspirate e shqiptareve te realizohet sa me shpejt te jete e mundur. Ne jemi te vendosur te ecim ne procesin e integrimit. Une ju garantoj ju se me reformat qe kemi ndermarre me luften me zero tolerance ndaj krimit dhe korrupsionit gjate ketij viti ju do te levizni te lire ne mbare Europen. Vizat do te hiqen siguroi Kryeministri Berisha ne fjalen e tij perpara banoreve te Shengjergjit duke theksuar gjithashtu se paralelisht nje lufte e madhe po behet edhe kunder varferise. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se Shqiperia po ndryshonte ne menyre te shpejte dhe po europianizohej duke qene keshtu cdo dite dhe me shume e denje per Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›