Ministria e Ekonomisë zhyt sërish Shkodrën nën ujë, alarmohen banorët
Ndërsa dy ditë më parë do të deklaronte publikisht se situata në Shkodër paraqitej normale dhe se nuk parashikoheshin përmbytje edhe pse shirat vazhdonin, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka pranuar dje se rreziku nga përmbytjet është evident zonat e veriut të vendit,
në situatën kur në hidrocentralet në kaskadën e Drinit paraqiten të tejmbushura me ujë. Kështu, për të tretën herë brenda pak muajve, banorët e Shkodrës do të duhet të lënë banesat dhe gjithçka kanë për të shpëtuar jetën dhe kjo, jo aq shumë për kapriçiot e motit, se sa për shkak të interesave të ministrit Prifti, i cili gjatë gjithë këtyre muajve të lagësht ka preferuar të mbajë hidrocentralet thuajse të mbushur, për të eksportuar sa më shumë energji. Një shkarkim në kuota më të larta gjatë gjithë dimrit mendohet se do të kishte shmangur përmbytjet e këtij niveli në Shkodër, por kjo nuk sigurisht që nuk i leverdis ministrit Prifti, në arkëtimet e shitjes së energjisë. Kështu, raportohet se reshjet e shirave të vazhdueshme kanë rritur me 10 cm nivelin e ujit në hidrocentralin e Fierzës, ku dje paradite niveli i ujit ishte 296. 57 m, nga 296 metër që është kufiri maksimal, ndërsa një ditë më parë niveli i ujit ishte 296.48 cm. Mësohet se prurjet janë rritur dhe prurjet 1260 m kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 700 metër kub për sekondë. Në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit i regjistruar dje paradite ishte 174.34 metër, kuota maksimale duhet të jetë 172,9 m. Në këto kushte janë rritur shkarkimet deri në 1200 metër kub për sekondë, ndërsa prurjet janë 600 metër kub për sekondë. Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i ujit është shënuar 75, 67 cm, vetëm 23 cm larg niveli maksimal 76 metra.
Uji brenda shtëpive
Niveli i ujit arrin në 10-30 cm, ndërsa uji nuk ka hyrë në banesa deklaroi dje paradite Muharrem Stojku në një konferencë për shtyp nga godina e METE. Toka të përmbyta dhe dëshmi të banorëve në fshatin Bërdicë, të cilëve uji ka hyrë në banesat e tyre ka qenë situata e përgjithshme në zonat e rrezikuara. Në harkun e Bërdicës, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë ka prezencë të ujit. Gjithashtu nën ujë është dhe rruga që të çon në Bërdicën e Sipërme, dhe në fshatin Obot. Rruga që lidh komunën Ana e Malit me qytetin është e bllokuar nga uji për automjetet e vogla. Ushtria ka marrë masa për vënien në dispozicion të mjeteve lundruese për lëvizjen e banorëve. Kaskada e Drinit tanimë në këto kushte nuk mund të ruajë nën fushën e Shkodrës, ose atë zonë ultësire që është afër Drinit dhe Bunës. Kuotat 296 metra në Fierzë dhe ato 174 në Koman dhe po ashtu 75-së në Vaun e Dejës, paralajmërojnë gjithmonë shkarkime. Nëqoftëse do të zbrazeshin ujëra nën këto kuota, normalisht që do të kishte edhe përmbytje të vogla por tani po vërtetohet plotësisht se në qoftë se në urën e Drinit lëshohen rreth 2000 metra kub në sekondë, pjesa më e madhe e tokave në afërsi të Bunës mbyten. Mirëpo 2000 metra kub në sekondë do të lëshohen sepse shkrirja e borës vazhdon dhe prurjet në Fierzë dhe Koman janë të mëdha. Kështu që edhe pse kësaj radhe Buna ka tërhequr më tepër në saj edhe të detit jo kaq lart, përsëri Bërdica dhe Harku i saj, kanë treguar nivelin e ujërave. Rruga e fshatit problematik Obot, është zënë menjëherë nga uji dhe fshati gjithashtu është izoluar. Në Ashtë janë përsëri problem ato shtëpi dhe ushtria përsëri ka shkuar, por ama tashmë gërryerrjet janë të mëdha. Janë disa fusha të Bërdicës dhe po ashtu në Trush që janë kthyer nën ujë, por frika është për natën nëqoftëse Vau i Dejës vazhdon shkarkimin në afërsi të 2000 metrave kub në sekondë apo më tepër. Shirat dje kanë pushuar dhe kjo i ka dhënë frymëmarrje fushave të Shkodrës në saj të mos rritjes së shkarkimeve, por kuotat nuk janë aspak inkurajuese. Tashmë kanë kaluar 1400 ha tokë të përmbytura dhe emergjenca megjithëse jo në kulmin e saj përbën edhe temën e fshatarëve
Emergjencat në Shkodër
Shtabi i Emergjencave në Shkodër është aktiv, por edhe ai në Tiranë nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm, po merr masat për një rëndim të situatës. Gjithsesi nuk ka rrugë të bllokuara dhe emergjenca e vërtetë nuk ka arritur sepse nuk ka lartësi të mëdha uji. Kjo natë mendohet të jetë më e lehtë, sepse prurjet nuk duken të jenë më të mëdha dhe normalisht që kuotat janë më të ulëta. Po punohet për kontrollin dhe forcimin e argjinaturave dhe forcat e ushtrisë janë vënë në gatishmëri për evakuimin e mundshëm. KESH-i është detyruar të shkarkojë dhe nga informacionet e fundit ka rreth 5-së lajmërime për shtëpi tashmë të përmbytura dhe masat janë në sistemin pikërisht të transportit të njerëzve dhe të shpëtimit të çdo gjëje që ka të bëjë me familjet e shtëpive të izoluara nga uji. KESH-i po prodhon 30 milion kilovatorë në ditë dhe mbi 15 milionë eksportohen.
METE: Shkarkimet nga HEC në Drin do vazhdojnë
Ministria e Ekonomisë, Telekomunikacionit dhe Energjetikës deklaron se të dhënat e orëve të fundit në kaskadën e Drinit janë shqetësuese dhe se rreziku i përmbytjeve është evident. Mësohet se është njoftuar ministria e Brendshme për të marrë masat si dhe pushteti vendor për të njoftuar popullatën për rrezikun e përmbytjeve. Prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1560 metër kub për sekondë dhe rritja e shkarkimeve është e detyruar, kanë thënë zyrtarë të METE. Ndërkohë në KESH është mbledhur sekretariati teknik për të vendosur për shkarkimet e plotë. Zyrtarët e KESH garantojnë sigurinë e digave dhe të HEC-ve
Stojku: Shkarkimet do të vijojnë, po monitorojmë situatën
Shkarkimet do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës,por ka shenja të rënies së prurjeve, raportoi drejtori i KESH, Muharrem Stojku, dje paradite në një konferencë në Ministrinë e Ekonomisë. Sekretariati Teknik për Shkarkimet e Plota në Kaskadën e Drinit u mblodh sot paradite për të diskutuar mbi situatën në Kaskadë. Shkarkimet në liqenin e Fierzës janë 700 metër kub për sekondë, prurjet në dy orët e fundit janë 1360 m kub/sek, dhe para tre orësh kanë qenë 1560 m kub/sek, raportoi Stojku në një konferencë për shtyp pas takimit. Ai konfirmoi se situata në Fierzë po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme pasi kemi një rritje kuote 1 centimetër në orë në liqen. Po kontrollohen dhe dëmet që mund të shkaktojë në anën tjetër të liqenit në rrethin e Prizrenit.në HEC e Komanit, shkarkimet janë 1100 metër kub, dhe ka një rënie të kuotës 4-5 cm në orë. Tani kuota maksimale 174. 12 dhe është vazhdimisht në ulje, raporti Stojku. Situata është nën kontroll dhe prurjet anësore janë 500 metër kub për sekondë. Në liqenin Vau Dejës prurjet janë 220 metër kub për sekondë, shkarkimet janë 2000 metër kub për sekondë, çka është dhe pika fundore. Drejtori i KESH konfirmoi se do të monitorojë situatën në Fierzë, ndërsa shtoi se shkarkimet do të vazhdojnë në këto kuota në liqenin e Komanit dhe të Vaut të Dejës deri në rënien e nivelit të ujit. Nga ana tjetër vazhdon prodhimi maksimal i energjisë, 30 milionë kv/orë dhe se pajisjet punojnë me ngarkesë maksimale. Stojku u tregua optimist për përmirësimin e situatës duke u bazuar dhe në parashikimin e motit i cili do të jetë pa reshje ndërsa shtoi se mbrëmë ishte piku i prurjeve në kaskadën e Drinit
Kuotat e shkarkimeve nga kaskadat
Shkarkime nga të gjitha HEC-et kryesore në vend, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Fierzë, Koman e Vau i Dejës. KESH bën të ditur gjendjen e shkarkimeve nga HEC-et kryesore të vendit deri në orën 16: 00 të ditës së djeshme. Të dhënat e fundit të KESH flasin për një nivel uji rreth 296. 63 m, duke u rritur me 1 metër nga paraditja. Prurjet në Fierzë arrijnë në kuotën 1160 m kub/sek, ndërsa derdhjet janë 710 m kub / sek. Shkarkimet vazhdojnë edhe nga liqeni i Komanit, kështu niveli në Koman ka arritur në 173. 9 metra, prurjet janë në kuotën 282 m kub/sek, ndërsa shkarkimet janë 900 m kub/sek. KESH bën të ditur edhe situatën për liqenin e Vaut të Dejës, ku edhe këtu kanë f