Rrëshqet dheu në Durrës
Rrëshqitje masive të dherave kanë ndodhur në zonën e Currilave duke shkaktuar një situatë të pazakontë. Rrëshqitje masive dherash janë vërejtur në Currila, Kodër Vilë. Dherat kanë bllokuar rrugën Bërryli-Currila duke shkaktuar në këtë mënyrë një radhë të gjatë me automjete që prisnin të kalonin në këtë aks. Mjete të rënda nga drejtoria rajonale e rrugëve kanë mbërritur në
vendngjarje në përpjekje për hapjen e rrugës. Ndërsa për izolimin e rrëshqitjes së dherave në anët e rrugëve janë ngritur rrjeta teli të mëdha teli. Specialistët shprehen se shkak për rrëshqitjen e dherave kanë qenë reshjet plot intensitet të shiut që kanë gërryer kodrat dhe kanë shkaktuar shkëputjen e masiveve të dherave.
Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 18:36