E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: S’ka ndarje Kosoves

Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem. Keshtu u shpreh dje ministri i Jashtem, Lulzim Basha, pas takimit me homologun letonez, Maris Riekstins, i ndodhur ne Tirane per nje vizite pune ne kuader te nje turi ne vendet e rajonit, Kroaci, Shqiperi, Maqedoni. Basha u shpreh se qendrimi i qeverise kosovare eshte i rakorduar me aleatet. “Nuk ka me asnje dyshim qe Kosova e pavarur ne kufijte e saj nderkombetare eshte realiteti i vetem qe do te mbizoteroje”, theksoi kreu i diplomacise shqiptare. Sipas tij, asnje perpjekje per te vene ne diskutim integritetin territorial te Kosoves, nuk mund te kete sukses. Duke paralajmeruar se “kosto e perpjekjeve te tilla eshte shume e larte se cdo perfitim i momentit”. Pas takimit koke me koke me Riekstins, Basha u shpreh se nuk beson se si komuniteti serb ne Kosove ashtu dhe Beogradi e kuptojne rendesine e te vepruarit ne kufijte ekzistues, abstrakte dhe konkrete.
Ai i vleresoi si akte te denueshme demtimet e pikave kufitare mes Kosoves dhe Serbise. Por, nga ana tjeter, theksoi se ne asnje menyre ato nuk mund te ndryshojne situaten. “KFOR e ka situaten teresisht nen kontroll, ekzekuton mandatin e tij ne menyre te barabarte ne cdo pjese te territorit te Kosoves. Nga takimet tona kemi marre garanci te plota se KFOR-i, si trupa e mandatuar per sigurine ne Kosove, do te vazhdoje ta kryeje kete mandat ne menyre te plote ne gjithe territorin e Kosoves”, siguroi ministri. Nga ana e tij, ministri Riekstins beri te njohur vendimin qe qeveria letoneze ka marre vendimin, dy dite me pare, per njohjen e shtetit te ri te Kosoves. Gjate takimit, dy ministrat diskutuan dhe per anetaresimin e mundshem te Shqiperise ne NATO.
Basha permendi ecurine e reformave te qeverise, ne menyre te vecante asaj ne sistemin e drejtesise dhe zgjedhore, si permbushje te angazhimeve te qeverise shqiptare. Nga ana e tij, ministri Riekstins u shpreh se qellimi i vizites ishte dhenia e mesazhit te mbeshtetjes se plote te qeverise letoneze per aspiraten euroatlantike te Shqiperise dhe per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO te vendeve te A3, ne Samitin e Bukureshtit. Dy personalitetet diskutuan dje dhe per nivelin e mire te bashkepunimit dypalesh, si dhe u angazhuan per te intensifikuar me shume dialogun politik nepermjet zhvillimit te vizitave te nivelit te larte.
Qendrimi
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, tha dje prere se integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem. Sipas tij, nuk ka me asnje dyshim se Kosova e pavarur ne kufijte e saj nderkombetare eshte realiteti i vetem qe do te mbizoteroje. Kreu i diplomacise theksoi se cdo perpjekje per te vene ne diskutim kete, nuk do te mund te kete sukses.
Anetaresimi
Ministri i Jashtem i Letonise, Riekstins, garantoi dje mbeshtetjen e vendit te tij per Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne NATO. Ai u shpreh se qellimi i vizites ishte dhenia e mesazhit te mbeshtetjes se plote te qeverise letoneze per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO te vendeve te A3, ne Samitin e Bukureshtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›