E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA sheh nga OKB-ja per perfshirjen e Kosoves

Neni 10 i statutit te Federates Nderkombetare te Futbollit, FIFA, thote se vetem nje federate e nje shteti te pavarur dhe anetar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara mund te behet anetar i saj. Nese Kosova nuk do te pranohet ne OKB, atehere nuk ka asnje mundesi te behet pjese e FIFA-s. Deri tani, FIFA i ka hedhur poshte te gjitha perpjekjet e Kosoves per anetaresim. Kushtet jane gjithashtu te keqija per ekipin kombetar kosovar. Ndersa Rusia dhe Serbia eshte kunder, shtetit te ri i duhet shume kohe te jete anetar i organizatave nderkombetare. Edhe nje perjashtim unik nga rregullat e FIFA-s, sic u veprua edhe me pranimin e Ishujve Faroe, do te ishte i pazakonshem. Kosova po njihet me shpejtesi nga nje numer shtetesh, por ne lidhje me futbollin, shpresat e saj per te qene pjese e UEFA-s nuk ecin me kete rritem. UEFA, Federata Evropiane e Futbollit, bazohet ne nenin 5 te statutit te saj, ku shprehet qarte se anetare e saj mund te jete nje vend qe njihet nga OKB-ja. Vetem vende me anetaresi te rregullt mund te ftohen nga UEFA ne kompeticionet e organizuara prej saj, si Kampionati Evropian, Liga e Kampioneve apo Kupa UEFA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›