Ujkani e Jankovic: Ne, dy shoket, jemi kunder luftes
Ne futboll, vec luftes, topi qe shpeshhere ndan ne menyre idiote, kesaj here bashkon, forcon, ben te perqafohen dy eksponente te dy popujve, qe prej shekujsh jane rivale. Ndodh ne dhomat e zhveshjes se Palermos, ku miqesia mes Bosko Jankovic, serb nga Beogradi, 24 vjec, dhe Samir Ujkanit, 19 vjec, portier, i lindur kosovar, por momentalisht me dy pasaporta, njeren belge dhe tjetren shqiptare, eshte i forte dhe nuk i druhet skorieve te politikes dhe te nje ndarjeje qe sot, pas pavaresise se Kosoves, mund te rishpertheje.
Dy djem te diteve tona, larg vetem fizikisht nga vendet e origjines, te bekuar nga statusi i atletit, por sidoqofte te kujdesshem per hallet e njerezve te tyre. Shoke dhome kur Ujkani, qe ne rozezi eshte portieri i trete, therritet ne skuadren e pare; miq te lidhur, sidomos nga veshtiresite e para te gjuhes, qe pak nga pak po kalohet; me nje perspektive profesionale te shndritshme, sidomos per Jankovic, qe ka shenuar edhe golin e pare ne kampionat dhe prenotohet si e ardhmja e Palermos. Te bindur se historia e tyre nuk do te ndryshoje, lidhja e tyre mbetet e paprekur. Ndryshe nga ajo qe thote politika, nje serb dhe nje kosovar mund te jetojne si dy vellezer.
Sajmir, na trego per Kosoven tende dhe ti Bosko Serbine tende.
UJKANI: Kam lindur ne Resnik, kam jetuar deri ne moshen 6-vjecare, pastaj me familjen time kam emigruar ne Belgjike. Aty, afer Bryzhit, jeton ende vellai im, Emir. Kam edhe nje moter te martuar, Liridonen; prinderit e mi jetojne ketu me mua ne Palermo. Babai im ne Belgjike ka bere dy pune te ndryshme dhe tani s’do te lodhet. Emri im e ka prejardhjen nga besimi im mysliman, mir do te thote i mrekullueshem. Ne Kosove kam shkuar per here te fundit para dy vjetesh dhe kam pare vertet ndryshime te mira.
JANKOVIC: Jam rritur ne ekipet zinxhir te Crvena Zvezdes dhe ne Beograd shkoj sa here te me jepet mundesia. Hera e fundit ishte e hena e shkuar. Kur jam aty flas shume me gazetaret serbe, qe ndjekin eksperiencen time ne Itali. Me vete kam edhe gruan time Dijana. Jetojme ne qender te Palermos dhe me pelqen shume.
Na thoni te dy dicka per tjetrin.
UJKANI: Bosko eshte korrekt. Me pelqen, sepse e mban fjalen e dhene. Eshte nje mik i mire dhe me ka ndihmuar qe te integrohem muajt e pare ne Palermo, qe ishin te veshtire, sidomos per gjuhen.
JANKOVIC: Samir eshte nje person i mrekullueshem, kemi bere menjehere miqesi. Eshte i ri, simpatik dhe do te behet nje portier i madh.
Kosova ka fituar pavaresine.
UJKANI: Besoj se eshte me mire per ne, per identitetin e popullit tone. Duhet te fshijme friken, vetem pak “te cmendur” duan nje lufte mes dy vendeve tona.
JANKOVIC: Jo, une mendoj nje problem per Evropen, nje histori qe zgjat prej vitesh. Per mua, Kosova eshte nje krahine e Serbise, e njejta situate si mes Skocise dhe Anglise apo Spanjes dhe vendeve Baske, por atje nuk ka pavaresi.
Kendveshtrimet tuaja te ndryshme nuk ju pengojne ne raportin tuaj?
UJKANI: Me Boskon kalojme shume kohe bashke, na bashkon pasioni per futbollin dhe per filmat. Shohim bashke dvd italisht me nentitujt anglisht per te mesuar me shume. Une nuk e kam pasur kurre problem te kem miq serbe: edhe tek Anderlehti kam pasur miqesi me Nenad Jestrovic.
JANKOVIC: Mes nesh nuk flasim per politike, ndonese mua me pelqen. Ne futboll raporti mes nje serbi e nje kosovari eshte tjeter. Jemi futbolliste, jo ushtare.
A mund te luhet nje miqesore Kosove-Serbi?
UJKANI: Une kam luajtur per Kombetaren shqiptare. Nese formohet ajo e Kosoves, jam gati.
JANKOVIC: Mbase per lojtaret nuk do te ishte problem, por jo per tifozet.
Te flasim per futboll. Cilet ishin idhujt tuaj kur ishit femije?
UJKANI: Kur isha ne Belgjike me pelqenin Ceh e Bufon. Por qe kur kam ardhur ne Itali jam i cmendur per Donin e Hulio Cezar. E pastaj Xhimi (Fontana, titullar i Palermos). E shoh, e studioj, perpiqem t’i vjedh sekretet. Me vjen keq qe ne keta muajt e pare nuk e kam nisur mire. Nuk jam ende ne 100% te mundesive te mia. Nuk flisja mire italisht. Te gjithe me kane thene se eshte normale.
JANKOVIC: Stankovic eshte nje lojtar i madh, Savicevic ka qene. E cuditshme se si Kombetarja jone nuk ka mundur kurre te ngreje nje grup te mire me kaq shume talente. Nje idhull? Toto Skilaci. Kur i thashe njerezve te mi se e kam marre shtepine time pikerisht afer asaj te Skilacit, shqyen syte. Skilaci eshte ende i famshem ne bote. Sot them Toto dhe Amauri. Nje “shtaze”.
Pershtati: Jeton Selimi