E Shtunë, 31 Tetor 2026

Im bir na preu ne bese

Flet Valentin Pjetrushi
Ndersa trokasim ne porten e baneses se Valentin Pjetrushit, nuk ka se si te mos kuptosh dhimbjen qe e ngacmon vazhdimisht te zotin e shtepise. I perlotur, hap porten dhe te fton te hysh brenda. Sapo hyne ne bisede me te, ai thote se, nese Mario ka kryer krimin per te cilin akuzohet, ai nuk do te jete me djali i tij. “Na preu ne bese”, thote Valentin Pjetrushi, te cilin e mban gjalle shpresa se ndoshta e gjithe kjo histori nuk eshte e vertete.
Si e pritet lajmin per arrestimin e Marios?
Sapo kam mesuar se djali ime eshte arrestuar per vrasjen e shtetasit anglez, une nuk kam vajtur per ta takuar. Nuk do te shkoj as une dhe asnje tjeter nga familja ime derisa te dale i pafajshem. Nuk kam per t’i derguar as avokat.
A e besoni se vertet Mario mund te kete kryer kete krim?
Nese Mario ka kryer nje krim te tille, ai nuk eshte djali ime. Jam i bindur se shteti nuk te arreston kot, megjithate djali le te tregoje qe eshte i pafajshem. Une kerkoj nga shteti qe, nese krimin e ka kryer djali ime, te pushkatohet. Le te behet shembull djali im, per te gjithe shqiptaret.
Si e keni njohur viktimen?
E kam pritur Eduard ne shtepine time dhe s’e kam ndare nga femijet e mi. Po keshtu edhe nena e Eduardit dhe motra e tij kane trajtuar Marion. Madje, kam ne oborr edhe motorin e Eduardit. Une kam qene i kenaqur qe djali im kishte zgjedhur nje shok si Eduartin, pasi ishte njeri shume i mire. Sa here vinte ne shtepine time, me thoshte: “Mario eshte vellai im”, ndersa mua me thoshte: “Ku je, bos”. Sapo e ka marre ne telefon nena e tij, Sofija, une e kam pyetur djalin nese ai dinte gje per Eduardin. Mario ka qene i qete vazhdimisht dhe me thoshte: “Jo, babi, nuk di gje”.
Ju keni bashkepunuar me policine per gjetjen e Eduardit?
Kam ikur dy here ne polici me Marion ne Lezhe dhe nje here ne Shengjin. Me kane pyetur se mos dime gje dhe i kam thene se nuk dija gje. E kam provokuar edhe tim bir, Marion. I kam thene te flase nese di gje, pasi do ta mbroj si une edhe policia. Se fundi e provokova, duke i thene te tregonte nese kishte gisht, pasi do ta dergoja jashte shtetit qe te mos e ngiste kush. E bera vetem per te qene i qete shpirterisht. Por Mario serish me tha se nuk dinte gje.
Si ndodhi qe Marion e mori policia?
Diten qe erdhi policia, Mario dhe une kemi qene ne dhomen e pritjes. Vjen nje femije dhe thote se Marion e kerkon policia. Djali ishte i shtrire ne divan dhe une po e pyesja per Eduardin, duke i treguar se si e kishin gjetur ne nje pus ne mal. “Ti na ke thene se po shkonte ne Elbasan, si keshtu?” po pyesja tim bir, duke i kerkuar serish te me thoshte nese dinte gje. “Babi, me tha, ki besim tek une, nuk di asgje dhe nuk kam gisht ne vrasjen e tij”.
Si u ndate me djalin?
Policia tha se do ta merrte ne pyetje. Nuk e dinim si do te vinin gjerat. Ne momentin qe ka hipur ne furgonin e policise me tha: “Babi, mos u merzit, do vij perseri ne shtepi. Nuk kam bere asgje, ji i sigurt per kete”.
A mendoni se mund te jete vertet i pafajshem?
Nuk e di, por shteti nuk te akuzon kot. Por e perseris, prej meje ai nuk ka asnje ndihme. E kam rritur me shume mundime ate, se bashku me tre femijet e tjere. Nuk e prisja kurre nje gje te tille. Nuk ka qene kaq i zhdervjellet per te sajuar gjera te tilla ai, ka qene i urte. Une do pres. Nese shteti do e nxjerre fajtor dhe ka gisht ne vrasje, ai nuk eshte djali im. Tani do te kisha deshire te shkoja per ngushellim ne familjen e Eduardit, por ende nuk me bejne kembet.
Bisedoi: Ardian Bushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›