E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha “kryqezon” Ndoken e Olldashin

Nuk ka qene e lehte mbledhja e djeshme e qeverise per disa nga ministrat, te cilet papritur jane vene nen kritikat e rrepta te kreut te qeverise. Dy ministrat, Ndoka i PDK dhe Olldashi jane vene nen goditjen e radhes nga ana e kryetarit te ekzekutivit, duke paralajmeruar se dite me te veshtira do te vijne per anetaret e kabinetit, per sa i perket realizimit te detyrave. Kryeministri Sali Berisha shfaqi ne mbledhjen e djeshme pakenaqesi ne lidhje me ecurine e privatizimeve ne sherbimet shendetesore ne vend. Ndonese kreu i qeverise ne pergjithesi e vleresoi punen e ministrive ne lidhje me ecurine e procesit te privatizimeve, ai deklaroi se ky proces ne sherbimet shendetesore duhet te ecte me shpejtesi. Keshtu, Berisha kerkoi nga ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, qe ta shihte me perparesi procesin e privatizimit ne shendetesi. “Z. Ndoka, privatizimi i sherbimeve shendetesore duhet te vazhdoje me shpejtesi. Megjithese vlen te theksohet se ky proces ka filluar, une kerkoj hapa me te shpejta”, i beri dje thirrje Kryeministri Berisha ministrit te partise aleate te PD-se ne qeverisje, Ndoka, duke e vene nen presingun e pershpejtimit te ritmeve ne kete sektor.
Kryeministri Berisha kerkoi nga ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, qe nga Drejtoria e Patentave te dorezohej edhe analiza vjetore e vitit te kaluar. “Drejtoria e Kontrollit te Patentave duhet qe me urgjence te finalizoje vleresimin”, dha ultimatum Berisha ne lidhje me kete drejtori. Kreu i ekzekutivit, Berisha kerkoi nga ministrite te paraqesin per privatizim pronat dhe sherbimet qe ato ofrojne, ende te paprivatizuar. “Te gjitha ministrite duhet te ofrojne me shpejtesi privatizimin e pronave dhe sherbimeve qe kane mbetur”, theksoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, sektori privat ne menyre perfundimtare mund te ofroje nje sherbim shume here me te mire se sektori shteteror.
Ne kete kuader te privatizimeve, Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin per percaktimin e formes dhe te formules se privatizimit te INSIG-ut. Kryeministri Berisha, duke ritheksuar se ky eshte viti i privatizimeve, kerkoi qe ky proces te shtrihet e te jete sa me i gjere. “Ne kemi deklaruar se ky eshte viti i privatizimeve dhe sot vendosim per percaktimin e formes dhe te formules se privatizimit te INSIG-ut. Dy jave me pare, vendosem per privatizimin e ARMO-s, nderkohe edhe procesi i shperndarjes se energjise, IFC se bashku me ERE-n po ben nje pune intensive te shkelqyer”, deklaroi Berisha, per te cilin tashme ka nisur ne menyre efektive ringritja e ketyre ndermarrjeve.
Ndoka
Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, deklaroi se deklaratat e Kryeministrit Berisha per shpejtesine qe kjo ministri duhet te ecte ne privatizimin e sherbimeve nuk i merrte si kritika personale per punen e tij. Ne nje prononcim per “Koha Jone”, ministri i Shendetesise theksoi se privatizimi i sektoreve eshte nje detyre per te gjitha ministrite, dhe ministria qe ai drejtonte i kishte marre te gjitha masat qe ky proces te perfundonte ne nje kohe sa me te shkurter.
Olldashi
Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deklaroi se Kryeministri Berisha nuk beri asnje verejtje per ministrine qe ai drejton. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, ministri Sokol Olldashi theksoi se deklaratat e Kryeministrit Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise per drejtorin e Patentave, nuk mund te konsideroheshin si verejtje, duke hedhur poshte mundesine e nje perplasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›