Basha: Sulmet ndaj meje, qëllime antikombëtare kundër NATO-s
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha i cilësoi dje në Kuvend akuzat e ngritura nga opozita si të ngritura nga segmente të caktuara, pjesë e një politike antikombëtare. Numri një i diplomacisë shqiptare tha se Shqipëria, në kulmin e saj diplomatik, po sulmohet me akuza të stisura me qëllimin e vetëm për të goditur hyrjen e Shqipërisë në NATO. Basha tha se segmente të caktuara të opozitës po sulmojnë figurën e tij politikisht me qëllimin e vetëm për të dëmtuar interesat e Shqipërisë. “Duket qartë që kemi të bëjmë me përshkallëzimin e një skenari, synimi i të cilit është pa dyshim politik. Kemi dy precedentë. Precedenti i parë edhe i rrezikshëm është se kjo opozitë, segmente të caktuara të saj, nuk kursejnë asgjë në drejtim të objektivave të tyre të ngushta politike, duke goditur në mënyrë antikombëtare dhe kundër interesave shtetërore të Shqipërisë aktivitetin diplomatik dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të ndarë ky nga personi politik”, - deklaroi Basha.
Ai shtoi se si kryediplomati i Shqipërisë ka marrë vlerësimet maksimale të punës së qeverisë nga aktorët më të mëdhenj ndërkombëtare. Basha tha se ky sukses i Shqipërisë po sulmohet politikisht për interesa meskine dhe të ulëta nga segmente të opozitës. “Këto konsiderata i janë shprehur ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga partnerët e tij dhe i janë shprehur në transparencë të plotë përpara mediave. Sigurisht, kjo nuk i shkon për shtat strategjisë shpifëse dhe luftës politike që Edi Rama u ka shpallur ndër të tjera edhe qëllimeve dhe objektivave të politikës së jashtme, duke përfshirë anëtarësimin në NATO dhe përfaqësimin, pavarësimin gjeo-strategjik të shqiptarëve që përfaqëson rruga Durrës-Kukës”, - tha Basha.
Në deklaratën e tij, Basha foli edhe për aktivitetin e prokurorisë. “Sigurisht ka edhe një precedent tjetër të turpshëm. Është rikthyer prokuroria politike. Është e qartë për partnerët tanë ndërkombëtare, kur lexojnë në faqen e internetit se çfarë akuzash ngre kjo prokurori kundër një deputeti, një ish-ministri, një ministri të Jashtëm, pabarazi në tendera, shkelje të barazisë në tendera. A e morët ndonjëherë mundimin kolegë të opozitës që bëni këto akuza të lexonit dokumentet përkatëse, të shikoni se përzgjedhje konsulente nuk është bërë me tender? Si mund të shkelet barazia në tender kur vetë përzgjedhja nuk është bërë me tender?”, - shtoi ai. Ministri i Jashtëm tha më tej se nismëtari dhe sponsorizuesi i këtyre shpifjeve është kryetari i opozitës, Edi Rama. Ai tha më tej se do të vazhdojë të respektojë ligjin dhe do të bëjë detyrën e tij, pavarësisht sulmeve politike. “Kjo nuk më impresionon aspak personalisht dhe nuk ndikon në punën time si ministër. Po, është e vërtetë që unë jam betuar para Kushtetutës, do të respektoj ligjet dhe do t’i shpërbej vendit tim dhe këtë do ta bëj pavarësisht presioneve, luftës politike dhe sulmeve që organizohen nga zyrat e Edi Ramës dhe segmentet e tij në prokurorinë shqiptare”, - deklaroi para deputetëve ministri Lulzim Basha. Opozita reagoi pas deklaratës së ministrit Basha dhe kërkoi dorëheqjen e tij, por deputetët e tjerë të mazhorancës dolën në mbrojtje të ministrit të kabinetit Berisha. “Ju nuk keni moral për të akuzuar për korrupsion, pasi vini nga një qeverisje që kishte korrupsionin si sistem”, - u kundërpërgjigj deputeti i PD-së, Pal Dajçi.