E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lobim përmes ministrit kinez

Ambasadori Leonidha Mertiri qe është ne krye te drejtorisë për Azinë dhe Oqeaninë deklaron, se qeveria shqiptare ka kërkuar nga ministri i jashtëm kinez, qe vendi i tij, te mos mbështesë kërkesën e Serbisë për ngritjen e një strukture ad hoc pranë këshillit te sigurimit qe te hetoje rreth krimeve te supozuara ne raportin e senatorit Dick Marty. Përveç rolit ne arenën ndërkombëtare, Kina si fuqi ekonomike është me e rëndësishme ne sytë e biznesmenëve shqiptare. Kreu i dhomës se tregtisë Nikolin Jaka duke theksuar se Kina zë vendin e trete persa i përket shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë kërkon heqjen e regjimit te vizave mes dy vendeve tona. Qe prej periudhës se regjimit komunist Kina dhe Shqipëria kane ruajtur marrëdhënie pozitive, duke përjashtuar ngërçin diplomatik te shkaktuar për shkak te pranimit ne territorin e vendit tone te pese te burgosurve ujgure nga Guantanamo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›