E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Të koordinohet puna për përballimin e emergjencës

Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe ministra të tjerë të qeverisë, i diskutua për masat që duhet të merren si dhe për ndarjen e detyrave që do të kryhen nga çdo institucion dhe strukturë e varësisë për menaxhimin e kësaj situate deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Ministri Basha tha se do të ngrihet një qendër e bashkuar operacionale e Komitetit Ndërministror, në Ministrinë e Brendshme, ku të ketë përfaqësues 24 orë në 24 nga të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e përfshira në përballimin e kësaj situate emergjente. “Kjo qendër e bashkuar do të mbledhë informacionin në kohë reale mbi të gjitha çështjet e emergjencës nga të gjitha institucionet dhe çdo tre orë do të përcjellë informacion për Komitetin Ndërministror dhe anëtarët e tij”, u shpreh Basha.Shefi i rendit shtoi se ngha situata e krijuar është nevojshme bashkëpunimi i ngushtë i anëtarëve të Komitetit ndërministror deri në përfundimin e plotë të kësaj situate dhe riaftësimin e saj. Basha tha më tej se nga situata e krijuar në Qarkun e Shkodrës, duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›