E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma “e humb” në fund, vetëm 2-2 me Kaljarin

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku David Pizarro kaloi kryeqytetasit në epërsi në minutën e 50-të me penallti, gol që u pasua nga Perrota në të 65-tën. Por vendasit treguan edhe një herë se nuk mposhten lehtë në fushën e tyre, duke barazuar në ekstrem me anë të Lopez në minutën e 90-të dhe ish-romanistit Konti në të 92-tën.Një rast i humbur nga skuadra e Klaudio Ranierit, që tashmë kalohet në renditje nga Napoli. Pas këtij barazimi, Roma e sheh veten në vendin e pestë në kuotën e 29 pikëve, një më pak se skuadra e Valter Mazarrit, për të cilën ëndrra “Champions” po bëhet gjithnjë e më e afërt.Cagliari 2 - 2 Roma, (Lopez 90’, Conti 92’ / Pizarro 50’, Perrota 65’)Cagliari (4-3-1-2): Marchetti 6; Canini 6.5, Lopez 7, Astori 6.5, Agostini 6; Biondini 6.5 (62’ Dessena), Conti 7, Lazzari 6.5; Cossu 6.5 (82’ Jeda); Nenè 5 (62’ Larrivey 6.5), Matri 5.5; (Vigorito, Ariaudo, Parola, Barone). Trajner: AllegriRoma (4-2-3-1): Julio Sergio 7; Cassetti 6, Burdisso 6, Juan 6.5, Riise 6; De Rossi 6, Pizarro 6.5 (85’ Brighi); Taddei 6.5, Perrotta 6.5, Baptista 6 (74’ Menez 5); Vucinic 6.5 (79’ Toni); (Doni, Motta, Andreolli, Brighi, Cerci). Trajner: RanieriGjyqtar: Rocchi Kartonë të verdhë: 31' Cossu (C), 56’ Canini (C), 68’ Riise (R)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›