Madhi: Zgjedhjet, PR arriti rezultatin më të lartë në 20 vite
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Republikanë, Arjan Madhi deklaroi sot se kjo parti ka arritur në këto zgjedhje rezultatin më të lartë në 20 vite. Sipas tij pritet që me shpalljen e rezultatit final nga KQZ-ja votat për PR-në të arrijnë deri në 80 mijë.
“Partia Republikane ka marrë 76 mijë vota, ndërkohë që deri në përfundim të procesit me shpalljen përfundimtare të rezultatit nga KQZ-ja ne presim një rezultat ende edhe më të lartë prej mbi 80 mijë vota. Ky është një rezultat i shkëlqyer i Partisë Republikane, rreth 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 tregojnë në mënyrë impresionuese se zgjedhësit shqiptarë votojnë në mënyrë konsistente dhe në rritje partinë e vlerave morale, si një faktor serioz në perspektivën e Shqipërisë europiane. Ky proces përbën rezultatin më të lartë në 20 vite”, deklaroi Madhi.
Numri dy i PR-së hodhi edhe shqetësimin se kësaj force politike nuk i janë vënë në dispozicion disa prej tabelave përmbledhëse të rezultatit.
(m.a/BalkanWeb)