Gjermani, Arid Uka dënohet me burgim të përjetshëm
GJERMANI - Dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pilotëve amerikanë në Gjermani, shqiptari nga Kosova Arid Uka.
Ngjarja ndodhi vitin e kaluar në një aeroport të Franfurtit. 22-vjeçari i cili ka lindur në Kosovë, por është rritur në Gjermani, u dënua për dy akuza për vrasje dhe tre për tentativë vrasje.
Dy pilotët amerikanë të vrarë prej tij po udhëtonin nga Britania e Madhe për në bazën ajrore Ramshtajn pranë Franfurtit. Dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë nga ngjarja, ndërsa vetëm bllokimi i policisë gjermane e pengoi Ukën të qëllonte një ushtar të pestë në kokë.
Gjatë gjyqit, Uka ka deklaruar se është radikalizuar nga videot propagandistike xhihadiste që ka parë në internet. Prokurorët thanë se ai donte të vriste pilotë sepse ata po shkonin ti bashkoheshin forcës së NATO-s në Afganistan. Megjithatë gjykata arriti në përfundimin se Arid Uka nuk ka patur kontante me asnjë grup islamik.
(er.nu/news24/BalkanWeb)