Zgjedhur nga një sërë maksimash latine
Qysh në hartimin e një platforme të përgjithshme për botimin e revistës juridike periodike ‘Avokatia’ (numri i parë i së cilës tashmë është shpërndarë dhe vënë në qarkullim, pikërisht në hyrje të jubileut të 100-të të themelimit të shtetit shqiptar), nga Bordi editorial dhe Redaksia e saj u theksua veç të tjerash që kjo revistë, e para në historinë afro njëshekullore të këtij institucioni në Shqipëri, të përmbante edhe një aksiomë të vetme, e cila të mund të shprehte në hyrje të çdo numri një ide përgjithësuese, për t’iu përshtatur më së miri fushës përkatëse dhe për t’i rezistuar sa më plotësisht kohës aspak të kufizuar që parashikon Dhoma Kombëtare e Avokatisë rreth publikimit të këtij botimi të vet.
Për këtë arsye, krahas përgatitjes, redaktimit dhe seleksionimit të artikujve që do të zinin vend në formatimin e numrit të parë, nuk mund të mos i kushtohej vëmendje edhe kërkesës për përcaktimin e një motoje, që në një farë mënyre do të mund të tipizonte profilin e kësaj reviste. Dhe, pas një kërkimi intensiv nëpër fjalorë terminologjikë të latinishtes, u vendos që të përzgjidhej ky lokucion: “Non in legendo sed intelligento leges consistant”, që në shqipërim mund të formulohet: Ligjet kanë vlerë jo në leximin, por në kuptimin e tyre.
Domethënia e këtyre fjalëve, jo vetëm për karakterin e kësaj reviste, që me përmbajtjen e saj përçon frymë komentuese dhe interpretuese, por edhe për natyrën e të gjitha profesioneve juridike, pavarësisht traditave të ndryshme që ato u përmbahen, të kujtojnë gjithashtu përcaktimin e dijetarit të shquar gjerman, Rudolf Sohmi, i cili dikur është shprehur, se “Procesi shkencor, nëpërmjet të cilit zbulohen parime që nuk përfshihen imediatisht në burimet e së drejtës, mund të krahasohet me metodat analitike të kimisë”. Aq më tepër merr vlera kjo thënie, po të mbahet parasysh që shkenca e së drejtës është tejet sistematike. Pra, sapo zbulohen parime të reja, ato duhet të integrohen në sistem; nëse të dhënat e reja nuk harmonizohen, atëherë ose duhet modifikuar sistemi për t’i mirëpritur ato, ose duhen modifikuar të dhënat për t’iu përshtatur sistemit. Kështu, ruajtja e vlerave sistemore bëhet një konsideratë e rëndësishme për të kritikuar dhe për të reformuar të drejtën.
Veçanërisht në traditën e së drejtës kontinentale, ku përfshihet edhe lëvrimi i kësaj fushe në vendin tonë, rendi që ajo ia ka diktuar dhe i dikton sistemit juridik përfaqëson një arritje sistematike. Ndërkohë që edhe në kuadër të kësaj arritjeje, synimi për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara nuk mund t’u shmanget karakteristikave që përmblidhen jo vetëm me termin ‘formalizëm’, por edhe me atë ‘konceptualizëm’. Por, në kohët moderne, si një shkurtim për kuptimin kompleks të tipareve të shfaqura nën këtë termin e fundit, komuniteti ndërkombëtar shpeshherë përdor një tjetër emërtim: shtet i së drejtës. Megjithëse ky emërtim sa vjen e qarkullon më shpesh, po kaq shpesh bëhen vërejtje që ai nuk kuptohet kudo dhe gjithmonë realisht, apo siç duhet. Një shembull tipik për deviacionet e theksuara që pëson në praktikë zbatimi i këtij koncepti kompleks, gjatë viteve të fundit vlerësohet se e përbën Shqipëria, përkundër mjaft shteteve europiane, në familjen e të cilëve ajo pretendon të pranohet.
Në këtë drejtim mund të vështrohen me interes për të sotmen dhe të ardhmen “reflektimet” e shfaqura në vendin tonë rreth nënkuptimeve që përmban kalku ‘shtet i së drejtës’, i cili nuk është thjesht një kodifikim ligjesh dhe aktesh nënligjore, pas të cilave të mund të fshihen shtypja që rrjedh nga diskrecione individuale dhe dështime në kryerjen e qeverisjes; ai as nuk i vesh mbajtësit e pushtetit shtetëror me autoritetin personal, duke e lidhur suksesin apo jetëgjatësinë e këtij autoriteti me zgjerimin e pakufizuar nga e drejta të funksioneve që u janë besuar, deri te ushtrimi i presioneve politike mbi të gjitha institucionet e tjera dhe, më keq akoma, te urdhërimi për përdorimin e forcës aspak legjitime mbi masën e qytetarëve që kundërshtojnë në mënyrë paqësore këto performanca negative në administrimin e vendit. Përkundrazi, shteti i së drejtës kërkon medoemos pranimin pa kushte dhe zbatimin me konsekuencë të disa parimeve kyçe, si masa mbrojtëse ndaj qeverisjes arbitrare, duke u bërë kështu themeli i një shoqërie demokratike dhe duke qenë i hapur për të ofruar sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit.
Një prej këtyre parimeve kyçe, pa dyshim që ka të bëjë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve: atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, të cilët veçse të pavarur mund të kontribuojnë seriozisht në forcimin e njëri–tjetrit dhe në mbështetjen efektive të përcaktimit, konceptimit dhe kryerjes së reformave demokratike. Mirëpo, aktualisht askush brenda vendit dhe jashtë tij nuk mund të pohojë qoftë edhe me gjysmë goje mundësinë e aderimit te një parim i tillë. Këtë nuk mund ta pohojë as Kryeministri ynë, i cili me zë të lartë, jo, me ulërima i vë publikisht nofka poshtëruese edhe vetë Kryetarit të Shtetit, edhe Prokurores së Përgjithshme, edhe cilitdo tjetër që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e synimeve të tij, për vendosjen e një autokracie të rrezikshme dhe deformimin e të gjitha elementeve demokratike në funksionimin e shtetit, për varfërimin gjithnjë e më të mjeruar të pjesës më të madhe të popullsisë, për zgjerimin dhe shtimin me ritme galopante të korrupsionit të “elitës” qeveritare dhe për degjenerimin me vrulle të papërmbajtshme të moralit e të strukturave harmonike të shoqërisë shqiptare.
Pra, edhe pasi përsëritshmërisht ky Kryeministër vjedh votën popullore për të siguruar mazhorancë në pushtetin legjislativ, madje mundësisht edhe në atë vendor, pasi pikërisht kështu, në mënyrë të jashtëligjshme rrëmben pushtetin ekzekutiv, nuk rresht së përpjekuri për të vënë nën sqetullën e vet edhe pushtetin gjyqësor, madje edhe Presidentin e Republikës. Në një pasqyrë e gjithë kësaj veprimtarie uzurpuese është kthyer, për shembull, edhe debati për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në verën e këtij viti. Kryeministri e ka deklaruar prerazi, se funksionari më i lartë i shtetit do të jetë ai që do të vendosë vetë (alias, mazhoranca parlamentare) dhe, pas Presidentit do të jetë po vetë që do të vendosë emërimin e një Kryeprokurori të ri, të cilin do ta urdhërojë që të hetojë edhe Bamir Topin, edhe Ina Ramën, edhe cilindo tjetër që do marrë guximin të kërkojë t’i mbajë dorën atij në degradimin e shpejtë të sistemit të demokracisë pluraliste në Shqipëri.
Dhe, e gjithë kjo veprimtari do të kryhet gjoja në zbatim të Ligjit Themelor të shtetit, që pas ndryshimeve të 21 prillit 2008 parashikon për zgjedhjen e Presidentit të Republikës pesë votime, prej të cilave dy të fundit vetëm me 71 vota të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Pikërisht te këto dy të fundit mbështetet shpresa e Kryeministrit për të kryer një akt antikushtetues. Një akt të tillë, sepse po t’i referohesh nenit 85 të këtij Dokumenti bazik, “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Pra, pavarësisht citimit të kuorumit të pjesëmarrjes së deputetëve në seancën apo seancat plenare përkatëse, pavarësisht numrit të votimeve dhe tek e fundit atij të votave të domosdoshme të anëtarëve të Kuvendit në ato seanca, Kryetari i Shtetit nuk mund të jetë shprehje e pushtetit të mazhorancës qeverisëse, por e një shteti unitar, siç karakterizohet Republika e Shqipërisë. Ndërsa, uniteti i popullit që duhet të përfaqësojë Presidenti nuk nënkupton sovranitetin e një mazhorance qeverisëse, as vullnetin individual qoftë edhe të një kryeministri, por sovranitetin, që në këtë vend e mban populli dhe askush tjetër.
Një tjetër nga parimet kyçe të shtetit të së drejtës në bashkëkuptim, harmonizim dhe ndërveprim me atë që u përmend më sipër ka të bëjë edhe me forcën e ligjit, çka do të thotë që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe që përpara tij të gjithë janë njësoj. Në këtë drejtim, pushteti gjyqësor ekziston edhe për të vënë përpara përgjegjësisë ata që shkelin ligjin, si edhe për të bërë të mundur që politika qeverisëse dhe mbikëqyrja apo kontrolli politik i Parlamentit mbi veprimtarinë e qeverisë të jenë të bazuara veçse në Kushtetutë dhe në ligj. Mirëpo, “reflektimet” “alla shqiptarçe” të Kryeministrit dhe pasuesve të tij gjithashtu janë tepër negative, aq sa i trembur nga zbardhja e të vërtetës së masakrës së 21 janarit 2011, ai deklaron vrazhdësisht, për shembull, që nuk e njeh dhe nuk do ta njohë organin e akuzës në përfundimet e hetimeve të tij, por do të zhvillojë së bashku me “organe” të veta paralele hetime të tjera.
Kështu, duke i kërcëllitur dhëmbët me sulme personale dhe publike, për shembull, Prokurores së Përgjithshme, kësaj drejtueseje të një organi shtetëror të pavarur, si edhe funksionarëve të tjerë, Kryeministri cenon jo vetëm prestigjin e këtyre apo në përgjithësi të individëve të targetuar, por edhe elementët demokratikë të sistemit. Cenon jo vetëm persona që gëzojnë mbështetje të gjerë, por në përgjithësi edhe integritetin e institucioneve që ata drejtojnë. Ky presion politik kaq i ashpër dhe, si i tillë, i paprecedent në shtetet demokratike moderne, me rezen e gjerë të tij ndikon drejtpërdrejt që, pavarësisht parimit të sanksionuar në Kushtetutë, se përpara ligjit të gjithë janë njësoj, të tëra shkallët e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm në vendin tonë, deri te Gjykata e Lartë, të shpallin të “mëshiruar”, për shembull, një komandant të Gardës së Republikës, që ky të durojë për të mos treguar urdhërdhënësit e masakrës së 21 janarit. Gjithashtu, të deklarojnë “të privilegjuar” një Zëvendëskryeministër, për të mos e dënuar atë dhe korrupsionin flagrant të tij etj., etj.
Të gjitha këto dhe shumë shembuj të tjerë të krijojnë bindjen se, pavarësisht thirrjeve dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar, që në Shqipëri të kryhen reforma të thella, për të merituar anëtarësimin në Bashkimin Europian, me qeverisjen aktuale, rruga drejt Brukselit do të vijojë të zgjatet gjithnjë e më shumë. Pra, edhe me përshpejtimin e miratimit të një ligji për Gjykatën Administrative apo të reformës parlamentare, edhe të aprovimit të ndryshimeve në kodet penale dhe civile apo të përfundimit të shpejtë të reformës zgjedhore, me qeverisjen e dështuar aktuale gjithçka veçse emërtimin do të ketë ‘reformë’, gjithçka do të mbetet veçse në letër dhe do të praktikohet veçse si një rutinë e një kohe të dëshpëruar. Sepse, “Ligjet kanë vlerë jo në leximin, por në kuptimin e tyre”.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)