Rritja e kriminalitetit, shtet i kapitulluar
Fatkeqësisht po bëhemi çdo ditë dëshmitarë se si në Shqipëri ekzekutohen politikanë e të zgjedhur vendorë, gjyqtarë e biznesmenë, oficerë të SHISH e gra të pafajshme. Vrasin bandat kriminale, por vrasin edhe të rinjtë e dëshpëruar, të ngelur në prehrin e varfërisë dhe papunësisë. Vret vet shteti me armë zjarri dhe Kryeministri e Ministri i Brendshëm i quan vrasësit heronj. Janë marrë në mbrojtje të hapur nga Kryeministri i vendit të akuzuarit zyrtarisht si vrasës të qytetarëve të pafajshëm më 21 janar. Shqipëria nuk ka njohur në gjithë historinë e saj një situatë kaq të rënduar të krimit kundër jetës së qytetarëve. Misioni kryesor i Policisë së Shtetit i thënë shkurt, është të sigurojë rendin publik dhe të luftojë krimin, në interes të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Se çfarë bëri Policia për sigurimin e rendit publik, mjafton t’i referohemi veprimeve të saj më 21 Janar, ku e pamë me sytë tanë, po e konfirmojnë gjithashtu edhe raportet e SHKB, se Policia veproi si një bandë. Po, po si një bandë. Ju kërkoj ndjesë punonjësve të ndershëm dhe të përkushtuar në radhët e Policisë së Shtetit, të cilët në atë ditë të zezë treguan qytetari e profesionalizëm, edhe pse drejtuesit e tyre i futën në një katrahurë ku nuk e merrte vesh i pari të dytin. Neveri, për ata punonjës policie, që iu turrën protestueseve, gra, burra, pleq e fëmijë si bisha duke i keqtrajtuar dhe rrahur barbarisht.
Përsa i përket luftës kundër krimit tashmë vrasësit dhe grabitësit nëpër Shqipëri e kanë vrarë frikën nga policia dhe strukturat e tjera të këtij pushteti, sepse përditë e më shumë këto të fundit po tregojnë se janë të përzier dhe bërë palë me vrasësit. Është koha të themi troç, se tashmë krimi në këtë vend nuk kursen më askënd. Grafikët që kam përpara, të marra nga burime brenda Policisë tregojnë shifrat gjithnjë në rritje të krimit kundër jetës së qytetarëve në këto 4 vitet e fundit.
Po ju paraqes vetëm 2-3 prej tyre.
1. Krimi i vrasjeve nga viti 2008 në vitin 2011 është rritur në masën 78%. 2008- 72 dhe 2009- 70,2010- 116, dhe 2011- 122 raste.
2. Vjedhje me dhunë, nga viti 2008 në vitin 2011,është rritur në masën 93%. 2008- 94, 2009- 119, 2010- 164 dhe 2011- 173.
3. Vjedhjet me armë, nga viti 2008 në vitin 2011, është rritur në masën 103%. 2008- 41, 2009- 50, 2010- 64 dhe 2011- 92.
E kështu vazhdojnë të gjitha figurat e krimit kundër pronës. Vjedhje banesash. Vjedhje kompanish private. Prodhim dhe shitje narkotikësh, trafik makinash.
Rritja e kriminalitetit, ‘en-block’, në të gjithë treguesit e statistikave të policisë, siç referova më sipër, tregon për një shtet tërësisht të kapitulluar. Futja e elementëve të inkriminuar në çdo qelizë të Policisë së Shtetit ka nxitur veprimtarinë kriminale të gupeve keqbërës dhe në strukturat e policisë së shtetit është zhdukur termi analizë. Analizat nuk bëhen qëllimisht, sepse nëpër analiza do të evidentoheshin lehtësisht, paaftësia dhe lidhjet kriminale të elementëve brenda policisë. Shmangia nga përgjegjësia gjatë ushtrimit të detyrës prej përfaqësuesve të kësaj maxhorance është bërë tashmë një “normalitet” i neveritshëm për shqiptarët. Kjo është shpresa e vetme që i mban gjallë aventurierët politikë të veshur me uniformë policie. Por shqiptarët nuk do ta durojnë gjatë këtë situatë dhe ne me programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare”, do të jemi kurdoherë në krahë të tyre. Ne do të largojmë nga policia e shtetit çdo të paaftë dhe militant politik, e do të rikthejmë atje profesionalizmin përkushtimin dhe ndershmërinë. Ne do t’u kthejmë shqiptarëve sigurinë për jetën dhe pronën.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)