Flamujt politik, sherr në Sukth mes simpatizantëve
19/04/2011 Përkrahës të PD-së dhe PS-së përleshen me shkopinj e gurë, dy plagosen lehtë
Policia: U përdorën edhe armë zjarri, por 2 personat u plagosën me gurë
DURRËS- Militantë të PD e të PS janë grindur me shkopinj e gurë në qendër të qytetit të Sukthit, për simbolet elektorale, teksa dy persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30 në afërsi të fushës së sportit në kohën që përkrahës të PS kanë tentuar të vendosin flamujt e posterat e tyre në të njëjtin vend me ato të PD-së. Policia nuk është deklaruar se cila nga palët ka provokuar tjetrën, ndërsa në vendngjarje ka shkuar drejtori i policisë së qarkut, Aleks Hajdari dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle. Deputeti Dokle dhe Gazmir Bizhga kanë qenë duke shkuar për në Rrushkull të Bashkisë Sukth për takim elektoral në kohën që janë njoftuar për incidentin dhe janë kthyer pas. Deputetët janë ndalur fillimisht në Sukth ku kanë qëndruar për gati 45 minuta dhe incidenti ka ndodhur vetëm 5-7 minuta, pasi ata kanë nisur udhëtimin për në Rrushkull. Sipas policisë ka qenë një takim elektoral që ka shkaktuar reagimet në mes palëve, ndërsa katër shtetas janë shoqëruar në mjediset e komisariatit të Shijakut për të dëshmuar lidhur me të vërtetën. Petrit Balla dhe Sokol Bardhi janë dhunuar fizikisht pasi në fytyrë dhe në trup kanë hematoma, të cilat janë klasifikuar plagë të lehta nga ana e bluzave të bardha. Njëri prej tyre ka marrë trajtim mjekësor e serum, kurse tjetri është larguar për në banesë pa iu afruar ndihma e bluzave të bardha. Mbështetur në deklarimin zyrtar të policisë disa të rinj kanë përdorur shkopinj e gurë në përplasje mes tyre duke lënduar disa pjesëmarrës në këtë përleshje, e cila ka qenë e lokalizuar dhe është shpërndarë në pak minuta. Persona emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, mësohet se kanë përdorur edhe armë zjarri. Në njoftimin paraprak të policisë deklarohet se është qëlluar me armë në drejtim të një kamionçine me targa DR 2638 D, e cila ka qenë pranë vendit të ngjarjes, por policia thotë se brenda në mjet nuk ka pasur persona. Banorë të Sukthit që kanë parë ngjarjen janë shprehur se është qëlluar me armë në ajër dhe kjo në kohën kur palët në konflikt kanë qenë duke u larguar në drejtime të ndryshme.
Xh.Gradica