E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët mbetës, nesër provimi i parë

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar datat e testimit më 9, 13 dhe 17 shtator për rreth 6 mijë maturantët që do të japin sërish provimet e Maturës Shtetërore 2011.

Maturantët e kësaj kategoria, nuk mund të ndjekin studimet në universitetet publike me kohë të plotë, por vetëm me kohë të pjesshme ose në universitetet private. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se në katër provimet e maturës, në dy lëndët me zgjedhje dhe dy të detyruarat rezultuan mbetës rreth 7 mijë maturantë. Ata duhet të marrin nota kaluese në sezonin e vjeshtës.

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore janë udhëzuar për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës. Nëse do të rezultojnë kalues në lëndët ku kanë mbetur, do të pajisen me Diplomën e Maturës.  Në provimin e Matematikës me notën 4 u vlerësuan 4.93% e maturantëve, ndërsa në provimin e Letërsisë mbetës ishin rreth 2.8 %. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 15:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›