Prapë me minatorët!

Kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës Dilaver Përkoxha ka deklaruar për mediat se minatorët do të presin deri të hënën që kompania ACR të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre në të kundërt ata nuk do t`i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Ndërkohë takimi i djeshëm mes përfaqësueses së ACR-së dhe kreut të Konfederatës së Industrisë Taf Koleci përfundoi pa sukses. Pas takimit minatorët deklaruan se kompania nuk ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa kjo e fundit u ka premtuar atyre vetëm 1 muaj pagesë për grevën dhe ndërprerjen e punës, rritjen e pagës në masën 20%, investime në minierë dhe përmirësim të kushteve të punës. Gjithashtu mbetet e paplotësuar kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës Medat Zogu. /S.Ll/Start/
2011-09-08 14:19