E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, opozita: Qeveria ska vizion

Ndersa flamuri i OKB-se ende valevitet perpara nderteses se Kuvendit per te kujtuar se rezoluta 1244 vazhdon te jete ne fuqi, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, shpalosi edhe njehere para deputeteve se plani gjashte pikesh i sekretarit te pergjithshem te OKB Ban Ki Moon eshte i papranueshem.

Thaci deklaroi se cdo dokument qe do te implementohet ne Kosove do te jete vetem ne perputhje me Kushtetuten. “Plani 6 pikesh i Ban Ki Moon mbetet i papranueshem per Prishtinen dhe i pazbatueshem per Kosoven. Institucionet e Kosoves i kane dhene mbeshtetje EULEX-it dhe e mirepresin shtrirjen e tij ne vend sipas Kushtetutes dhe pakos se Ahtisarit”, ka pohuar Thaci, duke shtuar se rezoluta 1244 nuk perputhet me realitetin e ri ne Kosove.

Por opozita, megjithese mbeshtet deklaraten e kryeministrit, ka shqetesimin se si do te reagohet nese plani miratohet.

“Ajo qe nuk tha kryeministri dhe qe duhet ta thoshte eshte vizioni i qeverise se c’do te beje nese ky raport miratohet”, ka deklaruar ish-kryeministri Bajram Kosumi.

“Ceshtja qe shtrohet eshte a do te jete plani 4 pikesh pjese e diskutimit ne Keshillin e Sigurimit ose jo”, eshte shprehur deputeti i AKR, Ibrahim Gashi.

Plani kater pikesh me te cilin i eshte pergjigjur Prishtina OKB-se eshte futur ne raport vetem si nje aneks.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›