E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji shtator ka ndryshuar raportet e kredidhenies per biznesin

Muaji shtator ka ndryshuar raportet e kredidhënies për biznesin.

Sasia e re për biznesin për 9 muajt e parë të vitit rezulton në 166,6 miliardë lekë, me një rritje me 1,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të BSH, 67% e totalit të kredisë së biznesit është marrë për overdraft, kapital qarkullues dhe për investime në makineri e pajisje apo pasuri të patundshme.

Krahasuar me vitin 2010, në shumicën e sektorëve kryesor të ekonomisë niveli i kredisë së re për 2011, deri në shtator rezulton më lartë.

Sektori më i kredituar i ekonomisë në vend është Tregtia e cila ka përfituar një rritje prej 2,4% në vlerën e rreth 70 miliardë lekëve kredi, e krahasuar kjo me një vit më parë.

Ky sektor zë 42% të kredisë së re për biznesin.

Ndër të tjera, sipas BSH, rezulton se në 9 mujorin e këtij viti, sektori Përpunues ka marrë më shumë kredi, krahasuar me Ndërtimin, i cili më parë zinte vendin e dytë më i kredituar i ekonomisë.

Pavarësisht rënies së kredisë për Ndërtimin, krahasuar me vitin e kaluar, ky sektor ka bërë përmirësime krahasuar me të dhënat e muajit gusht, duke e dyfishuar kredinë. gjithashtu në rritje gjatë 9-mujorit të këtij viti ka shënuar kredia e re për sektorë si Bujqësia, Arsimi apo Hoteleria.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›