Basha çel atmosferën festive, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve
TIRANË- Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytet, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në një atmosferë të ngohtë festive, me muzikë dhe këngë të hareshme, rrethuar nga fëmijët, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka ngritur siparin festiv në kryeqytet me ndezjen e dritave të pemës së madhe të Krishtlindjeve. Pema e Krishtlindjeve, 14 metra e gjatë, ndriçoi me mijëra drita qendrën e Tiranës, duke sjellë atmosferën festave të fundvitit.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha premtoi një program të ngjeshur me aktivitete të shumëllojshme festive për të gjithë kryeqytetasit në vecanti për fëmijët.
“Festat e fundivit po afrojnë. Edhe këtë vit ne do orgniozojmë aktivitete që cdo fëmijë të ndjejë festat. Ne kemi një program festiv që e nisëm sot, do kemi koncerte të vogla dhe të mëdha. Do kemi shumë babagjyshër të Viti të Ri për ta. Për të rriturit kemi organizuar aktivitete të tjera që festat e fundvitit të ndjehen anebanë në Tiranë. Ne do i urojmë të gjithë shqiptarëve gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”,- uroi kryebashkiaku Lulzim Basha.
Këto festa janë në prag dhe Tirana është 'veshur' me dekor festiv. Rruga pedonale "Murat Toptani" do të jetë qëndra e surprizave për festat e fundvitit. Aty po ngrihen rreth 40 shtëpi dimri, të cilat nga nesër do t’u afrojnë qytetarëve argëtim dhe produkte të ndryshme.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Basha cel atmosferën festive, ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri FOTO: Tirana vishet me petkun e festave të fundvitit