E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja Kosovë-Serbi, MPJ: Shprehje e vullnetit të mirë

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti marrëveshjen e arritur për menaxhimin e integruar të kufirit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi.
MPJ-ja e cilësoi marrëveshjen si shprehje të vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se "zbatimi sa më shpejt i marrëveshjes për menaxhimin e kufirit dhe marrëveshjeve të mëparshme, të arritura me angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, do të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, në veçanti në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dy vendet".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›