Basha dekoron familjarët e policëve të vrarë nga Dajti
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha nderoi sot familjet e 4 efektivëve të policisë të vrarë në masakrën e 7 gushtit në Durrës.
Duke u dorëzuar familjarëve statusin e Dëshmorit për efektivët e shpallur Dëshmorë të Atdheut, Basha shprehu përuljen përpara atyre që dhanë jetën në luftën kundër krimit.
Ministri i Brendshëm premtoi mbështetje politike e financiare për familjet e 4 policëve të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që siguroi nisjen e punës për caktimin e statusit të punonjësit të forcave të rendit.
"Do të mundësojmë sigurimin e të ardhurave derisa fëmijët e policëve të mbushin moshën madhore" u shpreh Basha.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë përkujtimore për katër efektivët e vrarë ishte i pranishëm edhe Ambasadori Amerikan, Withers.
Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckallari dhe Kastriot Feska mbetën të vrarë gjatë operacionit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.
(e.n/BalkanWeb)