"Thellim lidhjeve më Serbinë. Pakti me Greqine i ligjshëm"
TIRANE-Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka prezantuar sot prioritetet e politikë së jashtme të dikasterit që ai drejton.
Midis të tjerash, Meta ka theksuar se marrëdhëniet me Serbinë do të kenë prioritet, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ka rol strategjik në rajon.
“Duam klimë konstruktive në rajon. Thellimi i bashkëpunimit me Serbinë është me rëndësi të veçantë”, theksoi Meta gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Jashtme.
Ndërkaq ai ka premtuar mbështetje të mëtejshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shefi i diplomacise shqiptare theksoi se lobingu per njohjen e pavaresise se Kosoves do te jete prioriteti kryesor i Ministrise se Jashtme "I bej thirrje Kosoves qe te zhvilloje institucionet. Shqipëria do të bëjë lobing për pavarësinë e Kosovës”, tha Meta.
Duke theksuar rolin strategjik që sipas Ministrit të Jashtëm, Shqipëria ka në Ballkan, Meta apeloi që të lihen pas ngjarjet e hidhura dhe vendet ti bashkohen një qëllimi, integrimit në BE.
“Politika e jashtme ndodhet në një fazë të re dinamike. Ballkani duhet të lërë pas historinë. E ardhmja jonë e përbashkët është integrimin në Bashkimin Evropian”, tha shefi i diplomacisë shqiptare.
Meta: Marrëveshja me Greqinë e ligjshme
I pyetur nga mediat për caktimin e kufijve detarë me Greqinë ku dyshohet se Shqipëria ka humbur mbi 300 km det, Ministri i Jashtem Ilir Meta deklaroi sot gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi prioritetet e MInistrisë së Jashtme se, marreveshja e kufijve ujore Shqiperi-Greqi eshte teresisht e ligjshme. Sipas Metës pakti me fqinjin tone jugor eshte në perputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
(d.b/BalkanWeb)