E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji antiduhan, Vasili: Përjashtim nga puna kush se respekton

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë është shprehur sot se do të ashpërsojë masat në kuadër të ligjit antiduhan. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili bëri të ditur sot se do të gjobisë deri në largim nga puna cdo punonjës së adminsitratës shtetërore që kapet me duhan në institucionin e punës. “Penalizimet do të jenë fillimisht me gjoba e më pas me lajmërime për njoftim nga puna. Do të ketë penalizime dhe për drejtuesit e institucioneve” u shpreh ministri sot gjatë një takimi që pati me drejtues të shërbimit shëndetësor në rrethe.
Numri 1 i Shëndetësisë bëri me dije se nga penalizimet në rast se nuk zbatohet ligji antiduhan nuk do të shpëtojë as sektori privat. “Masat antiduhan do shtrihen edhe tek privati. Gjoba dhe deri mbyllje të aktivitetit për privatin në rast se nuk zbatojnë ligjin”, i urdhëroi ministri krerët e shëndetësisë në rrethe.
“Jo ryshfeteve”
Më pas Ministri u përqëndrua edhe në reformat në shëndetësi duke apeluar që të denoncohet cdo mjek që kërkon ryshfet e cdo pacient që e jep atë. “Pacienti nuk ka pse të paguajë për shërbimin. Të denoncojë për ryshfet kushdo jo vetëm mjekun, por edhe pacientin”.
Sipas Ministrit pagesat për shërbime shëndetësore do të bëhen në arkat e spitalit vetëm kur pacienti nuk ka librezë të sigurimeve shëndetësore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›