Ronaldo Barcelona favorizohet nga gjyqtaret kur luan ne Ligen e Kampioneve

Një ankesë e madhe ndaj një strategu të madh. Kristiano Ronaldo nuk ndihet i kënaqur me skemën taktike të Murinjos, të paktën në ndeshje të tilla si këto “El Klasiko” ndaj Barcelonës së Guardiolës dhe Mesit. Ylli portugez ka një kritikë ndaj patriotit të tij që qëndron në stol dhe që merr vendimet, kritikë që shpreh gjithë dëshpërimin e një lojtari të madh që, në këtë mënyrë, nuk arrin të bëjë gjëra të mëdha.
“Nuk më pëlqen kjo mënyrë loje, por duhet të përshtatem”, kanë qenë fjalët e numrit 7 madrilen. Më pas, kalon menjëherë tek tema e përjashtimit të Pepes me karton të kuq, duke deklaruar se më 10 lojtarë është shumë më e vështirë, sidomos ndaj Barcelonës.
Katalanasit fituan 2-0 në fushën e Realit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe janë tani shumë pranë kalimit për në finalen e madhe të “Ëembley”-t.
“Të luash me 10 lojtarë është më e vështirë, - ishin fjalët e Ronaldos, - nuk e kuptoj pse në gjithë turet me eliminim në Ligën e Kampionëve, kush luan kundër Barçës përfundon me 10 vetë”. Në këtë listë fut edhe gjysmëfinalen ndaj Çelsit para dy vjetësh dhe përjashtimin e Robin Van Persit të Arsenalit po përballë katalanasve këtë edicion.
“Nuk dua të justifikohem, por edhe theksoj edhe një herë se me 10 vetë është më e vështirë sesa me 11, më keq sepse ishte parashikuar të hynte Kaka në 20 minutat e fundit në vend të Lasana Diarrasë dhe ne do të luanim më shumë në sulm”. Kjo nuk ndodhi dhe Ronaldo nuk qe në gjendje të bënte futbollin që pëlqen më shumë, atë sulmues.