E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtohet gazetari i rrëmbyer nga talebanët

Trupat e NATO-s në Afganistan kanë arritur të shpëtojnë reporterin e të përditshmes "New York Times", që ishte rrëmbyer nga militantët talebanë dhe mbahej në provincën veriore të Kunduzit që prej ditës së shtunë. "New York Times" bëri me dije se gazetari i saj, Stephen Farrell, nuk ishte lënduar pas luftimeve të ashpra kundër militantëve talebanë, ndërsa përkthyesi i tij afgan, Sultan Munadi, u vra në op-eracionin që përfshiu edhe popullsinë civile të fshatit. Përveç tij, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur edhe një ushtar britanik dhe dy civilë afgan, mes të cilëve një grua, që mendohet të ketë qenë bashkëpunëtore e rrëmbyesve. Trupat speciale ndërhynë pak para agimit dhe u rikthyen bashkë me Farrell, por pa përkthyesin e tij. Trupi i tij u gjet më vonë jashtë shtëpisë, ku rrëmbyesit ishin strehuar. Në telefonatën e bërë në zyrat e korrespodencës së "New York Times" në Kabul, Farrell ka treguar disa prej rretha-nave që çuan në lirimin e tij, duke treguar se çfarë ndodhi kur dy pengjet dëgjuan zhurmën e helikopterëve. "Ishim në një dhomë. Talebanët vraponin gjithandej. Dukej që ishte një operacion shpëtimi", shpjegoi ai për të përditsh-men amerikane. Menduam se do na vrisnin dhe se duhej të iknim". Farrell 46-vjeçar, që ka shtetësi të dyfishtë britanike-irlandeze, tregoi se si ishte shpëtuar nga shumë ushtarë pas luftimeve të ashpra. Të dy personat u zhdukën në Kunduz, pasi u përpoqën të vizitonin ven-din ku ishte kryer një sulm i NATO-s dhe gjatë të cilit ishin vrarë qindra civilë dhe luftëtarë talebanë. Kjo nuk është hera e parë që gazetari është marrë peng gjatë kryerjes së detyrës. Në vitin 2004 ai u mor peng në Faluxha, kur punonte për gazetën "London Times".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›