E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik në Pukë, 2 të plagosur

Dy udhëtarë janë dëmtuar rëndë në një aksident rrugor në aksion nacional Pukë- Fushë Arrëz. Nga hetimet e para mësohet se makina mund të ketë rrëshkitur nga lagështira e rrugës dhe është rrëzuar poshtë një ure. 

PUKE- Një aksident automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Pukë- Fushë Arrëz. Një automjet tip fuorsitradë me targa 30-42 A ka përfunduar poshtë një ure. Për pasojë dy personat të cilët udhëtonin në makinë janë dëmtuar dhe janë në gjëndje të rëndë për jetën. Të lënduarit Hasan Abazi, 44 vjec dhe Sadik Picari janë dërguar në spitalin e qytetit të Pukës ku dhe kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha gjëndja shëndetësore e të lënduarve është e rëndë. Nga hetimet e para të policisë mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të lagështirës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›